Një përditësim programi mund të përfshijë, por nuk kufizohet me
Për të marrë maksimumin nga pajisja, lutemi mbaje pajisjen të përditësuar dhe kontrollo rregullisht për përditësime të softuerit.

Galaxy A50 (SM-A505F)


Numri Build : A505FDDS9CWA1
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2023-02-01
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-01-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDS9CVJ1
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2022-10-29
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-10-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU9CVG2
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2022-08-26
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-07-01
• Qëndrueshmëria e përgjithshme e pajisjes suaj është përmirësuar.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU9CVF2
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2022-06-23
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-06-01
• Qëndrueshmëria e përgjithshme e pajisjes suaj është përmirësuar.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDS9CVC1
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2022-05-10
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-03-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU9CVB1
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2022-03-11
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-02-01
• Qëndrueshmëria e përgjithshme e pajisjes suaj është përmirësuar.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDS9CUK3
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2021-12-14
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-12-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDS9CUI4
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2021-09-28
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-09-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU8CUE4
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2021-06-22
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-06-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU7CUD1
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2021-05-13
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-04-01
• Janë përmirësuar lidhshmëria dhe stabiliteti i Bluetooth-it.
• Është përmirësuar stabiliteti i përgjithshëm i funksioneve.

Numri Build : A505FDDU7CUBC
Versioni i Android : R(Android 11)
Data e daljes : 2021-04-01
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-03-01
One UI 3 Gradim (Android 11)

One UI 3 është projektuar t’ju ndihmojë të përqëndroheni në atë që ka rëndësi. Ri-dizenjimi ynë vizual ka përmirësuar çfarë vizitoni më së shumti, të tilla si Ekrani bazë dhe paneli i shpejtë, për të pakësuar shpërqëndrimet, për të theksuar informacionin e rëndësishëm dhe për ta bërë përvojën tuaj më të qëndrueshme. Përmirësimet në rendiment do të ndihmojnë app-et që të ekzekutojnë më shpejt duke përdorur më pak energji të baterisë. Dhe One UI 3 ju jep në duar kontrollin me komandat e reja të privatësisë, lejet një-herëshe dhe Digital Wellbeing të përmirësuar.



Shfletoni më poshtë për listën e plotë me ndryshime.



Dizajn vizual

Kemi rifreskuar pamjen dhe ndjesinë e One UI 3 në shumë mënyra, të mëdha dhe të vogla, nga ikona të reja dhe më të qëndrueshme në organizimin më të zgjuar të panelit të shpejtë dhe njoftimeve. Lëvizja është më e butë dhe më e natyrshme se kurrë, me animacione të përmirësuara dhe reagime haptike për ndërveprime të zakonshme. Dhe ndërfaqja i përgjigjet madhësive të ndryshme të ekranit për të ofruar përvojën më të mirë në çdo pajisje, qoftë telefon, i palosshëm ose tabletë.



Rendiment i përmirësuar

Kemi optimizuar One UI 3 me ndarje të përmirësuar dinamike të kujtesës, kështu që aplikacionet punojnë më shpejt dhe kanë një rendiment më të mirë. Gjithashtu kemi kufizuar veprimtaritë në sfond për të ofruar një rendiment dhe përdorim më të mirë të energjisë.



Personalizim më i mirë

• Janë shtuar kategori të reja imazhesh në Ekranin e bllokimit dinamik, dhe mund të zgjidhni deri në 5 kategori njëherësh.

• Tek Ekrani i bllokimit, mund të shtoni Widget për të kontrolluar kohën e përdorimit.

• Përfitoni një pamje paraprake kur cilësoni sfondin.

• Përshtatja e Always On Display dhe Ekrani i bllokimit është më e lehtë.

• Shtoni një sfond në telefonatë për të parë një foto ose video kur bëni ose merrni telefonata.

• Në shfletuesin Samsung Internet, mund të regjistroni dhe të kyçni skeda.

• Bixby Routines ka edhe më shumë kontrolle për t’ju ndihmuar të automatizoni jetën tuaj.

• Ikonat e reja dhe widget-et e Ekranit të bllokimit lehtësojnë gjetjen dhe kontrollimin e rutinave tuaja.

• Përdorni Digital Wellbeing me profile të ndara personal dhe punes.



Funksionalitetet e Përmirësuara

Ekrani bazë dhe Ekrani i bllokimit

• Shtoni widget-et duke prekur dhe mbajtur një aplikacion në Ekranin bazë.

• Fikni ekranin duke prekur dy herë në hapësirën boshe në Bazë ose Ekranin e bllokimit. Cilësojeni tek Cilësimet > Funksionalitete të avancuara > Lëvizjet dhe gjestet.)

• Tek Ekrani i bllokimit, prekni mbi zonën e orës për të parë widget-et e tilla si kalendari, moti, dhe muzikë.



Telefonatat dhe bisedat

• Shihni bisedat më vete në panelin e njoftimeve. Punon me Mesazhet dhe aplikacionet tuaja të preferuara.

• Hiqni lehtësisht kontaktet e duplikuara në të njëjtën llogari tek Kontaktet. Koha e ruajtjes për kontaktet e fshira është zgjeruar nga 15 ditë në 30 ditë.

• Është shtuar aftësia për të edituar kontakte të shumta të lidhura nga një ekran i vetëm.

• Është shtuar Koshi i mbeturinave tek Mesazhet që mesazhet e fshira së fundmi të ruhen për 30 ditë.



Fotot dhe videot

• Shkrepni foto më shpejt me auto-fokusin e përmirësuar dhe auto-ekspozimin.

• Shihni, editoni dhe ndani foto dhe video më lehtë nga Galeria.

• Gjeni foto dhe video më shpejt me funksionalitetet dhe kategoritë e reja të kërkimit tek Galeria.

• Riktheni fotot e edituara në versionin e tyre origjinal në çdo kohë, edhe pasi të jenë ruajtur, që të mos humbisni asnjëherë asnjë shkrepje.



Cilësimet

• Cilësimet ka një pamje më të thjeshtë dhe ndjesi të re. Samsung account juaj tregohet në krye dhe cilësimet e Ekranit bazë tashmë aksesohen më lehtë.

• Gjeni cilësimet që ju duhen më lehtë me funksionalitetet e reja të Kërkimit. Do të përftoni rezultate më të mira për sinonime e gabime të zakonshme drejtëshkrimi dhe mund të prekni mbi etiketat për të parë grupet e cilësimeve që lidhen me to.

• Butonat e Cilësimet e shpejta janë pakësuar për t’ju ofruar vetëm funksionalitetet më të përdorura zakonisht. Edhe mund të shtoni butona për të krijuar panelin e shpejtë tuaj të personalizuar.



Tastiera Samsung

• Është rritur numri i gjuhëve të shkrimit në 370 gjuhë.

• Është lehtësuar kalimi i imazheve të kopjuara dhe i kodeve të verifikimit nga mesazhet me tekst.

• Janë shtuar sugjerimet për emoji dhe adezivë kur futni një ikonë emoji me bazë tekst.

• Është përmirësuar struktura e tastierës për të ofruar hapësirë më të madhe kur futni adresa interneti dhe E-poste.

• Janë ri-organizuar cilësimet e Tastierës që të aksesoni më lehtë cilësimet e përdorura më shpesh.



Produktiviteti

Mbani një ekuilibër të shëndetshëm midis punës dhe jetës duke minimizuar detyrat e përsëritura dhe të komplikuara dhe duke i trajtuar ato në mënyrë efikase.

• Do të rekomandohen rutina të reja bazuar në jetën tuaj të përditshme dhe modelet e përdorimit.

• Bixby Routines ka një cilësim për rikthimin e gjithçkaje në formën para se të ekzekutohej rutina.

• Në Internet, mund të fshehni shiritat e statusit dhe të navigimit për një përvojë më gjithëpërfshirëse dhe të përktheni shpejt faqet në ueb.

• Do t’ju kërkohet të bllokoni uebsajtet që dërgojnë shumë pop-up ose njoftime.

• Mund të shfletoni dhe të zgjidhni skedarët në diskun në re nga ekrani i përgjedhjes së skedarëve tek Skedarët e mi.

• Tashmë mund të fshini skedarët e memorizuar tek Skedarët e mi për të liruar lehtësisht hapësirë për ruiajtje.

• Ngjarjet me orar të njëjtë fillimi shfaqen bashkarisht në pamjen e muajit dhe listës tek Kalendari.

• Përdorni strukturën e ikonave të aplikacioneve të telefonit ose tabletës suaj në Samsung DeX që të dini se ku gjenden të gjitha aplikacionet.

• Hapni fushën e prekjes nga shiriti i navigimit në telefonin ose tabletën tuaj.



Kontrollim me lehtësi i mediave dhe pajisjes

Kontrollimi i mediave dhe pajisjes është më i lehtë me panelin e përmirësuar të mediave në njoftime. Mund të shihni aplikacionet të përdorura së fundmi të mediave dhe të ndryshoni shpejt pajisjen e luajtjes. Ju mund të kontrolloni edhe cilësimet e Android Auto tek menuja e funksionaliteteve të avancuara në Cilësimet.



Identifikoni dhe përmirësoni zakonet tuaja dixhitale

Funksionalitetet e përmirësuara të Digital Wellbeing lehtësojnë kontrollimin se si po e përdorni telefonin ose tabletën tuaj dhe ju ndihmojnë të krijoni zakone të mira dixhitale. Kontrolloni përdorimin tuaj gjatë drejtimit të automjetit ose shikoni ndryshimet javore në kohën e ekranit tuaj sipas funksionit, me një vështrim, përmes raporteve të përditësuara javore.



Aksesibilitet për këdo

One UI 3 ju rekomandon funksionalitete të dobishme të aksesibilitetit bazuar në përdorimin nga ana juaj. Shkurtoret e përmirësuara të Aksesibilitetit i bëjnë funksionalitetet e aksesibilitetit më të lehta për t’i hapur dhe përdorur. Mund të përdorni funksionalitetin Thuaj me zë futjen nga tastiera për të marrë reagim zanor të shkrimit tuaj edhe kur TalkBack është e fikur.



Mbrojtje më të fortë të privatësisë

Tani mund ta lejoni aplikacionet të aksesojnë mikrofonin, kamerën ose vendndodhjen tuaj vetëm një herë. Çdo leje që aplikacioni nuk e ka përdorur për disa kohë, do të hiqet automatikisht. Nuk mund t’u jepni më leje aplikacioneve për të parë gjithmonë vendndodhjen tuaj në dritaren e zakonshme të lejeve. Për të lejuar që aplikacionet të aksesojnë vendndodhjen tuaj kur nuk janë në përdorim duhet të shkoni tek faqja e lejeve të vendndodhjes për aplikacionin tek Settings.



Përmirësime shtesë

• Tek Ora, ju mund të dëgjoni orën dhe amërtimin e paracaktuar të alarmit që lexohet me zë kur bie alarmi.



Disa aplikacione do të duhet që të përditësohen veçan pas përditësimit të One UI 3.



Kopjet e aplikacionit, të bëra duke përdorur Lajmëtarin Dual, nuk mund të aksesojnë më skedarët e Kartës SD drejtpërsëdrejti. Për të ndarë skedarë të Kartës SD në një kopje aplikacioni, përzgjidhni skedarët tek Galeria ose Skedarët e mi, prekni Shpërndaj, pastaj përzgjidhni kopjen e aplikacionit.



Ju nuk mund të përdorni më Wi-Fi Direct për të dërguar skedarë tek pajisje të tjera. Në vend të saj, ju mund të përdorni Nearby Share. Ju ende mund të merrni skedarë duke përdorur Wi-Fi Direct.



Ju nuk mund të lidheni më me Chromecast duke përdorur Smart View. Në vend të saj, ju mund të përdorni Google Home.

Numri Build : A505FDDU5BTL1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-12-25
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-12-01
Always On Display
- Adezivët Bitmoji punojnë në Always On Display. (Stili i orës)

Tastiera Samsung
- Është shtuar një funksionalitet i ri në funksionalitetin e kërkimit të tastierës, i cili ju mundëson që të kërkoni YouTube.
- Tastiera e ndarë punon në modalitetin Peisazh.
- Funksioni i kërkimit të ekranit „Menaxho gjuhët e hyrjes“ në faqen e cilësimeve të tastierës është shtuar së fundmi për të lehtësuar gjetjen e gjuhëve të hyrjes në tastierë që përdoruesi dëshiron t’i shtojë ose fshijë.

Mesazhet
- Është shtuar një funksionalitet i ti që e mundëson përdoruesin të telefonojë një person të ruajtur si kontakt të konfiguruar paraprakisht për mesazhe SOS.
- Është shtuar një funksionalitet i ri që e mundëson përdoruesin të dërgojë mesazhe SOS për ndarjen e vendndodhjes çdo 30 minuta në 24 orë.

Numri Build : A505FDDU5BTH9
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-09-21
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-09-01
• Stabilitet i përmirësuar - Emoji AR
• Janë përmirësuar lidhshmëria dhe stabiliteti Wi-Fi.
• Është përmirësuar përputhshmëria me aplikacione nga palë të treta.

Numri Build : A505FDDS5BTH5
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-08-20
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-08-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU5BTE1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-05-25
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-05-01
• Stabiliteti i Butona u përmirësua.
• Stabiliteti i Kamera u përmirësua.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU4BTC9
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-04-20
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-03-01
Gradim i One UI 2 me Android 10

One UI 2 të sjell Android 10, me funksionalitete të reja tërheqëse nga Samsung dhe Google, të bazuara në feedback-un nga përdorues si ti.
Rekomandojmë që t’i rezervosh të dhënat e rëndësishme, për t’i mbajtur të sigurta gjatë gradimit.
Disa app-e, përfshi Kalkulatorin, Internetin Samsung, Samsung Health dhe Samsung Notes duhen përditësuar veçan, pasi të përditësosh sistemin operativ.

Ja çfarë ka të re.

Regjimi i errët
- Rregullime të përmirësuara të imazhit, tekstit dhe ngjyrave, për mjedise ditën dhe natën.
- Letra muri, widget-e dhe alarme të errësuara, kur ndizet Regjimi i errët.

Ikonat dhe ngjyrat
- Ikona app-esh dhe ngjyra sistemi më të qarta.
- Struktura të përmirësuara për titujt dhe butonat, për të eliminuar shpërdorim të hapësirës në ekran.

Animacione më të rrjedhshme
- Animacione të përmirësuara, me nuanca lozonjare.

Gjestet në gjithë ekranin
- Janë shtuar gjeste të reja navigimi.

Ndërveprime të rafinuara
- Navigo më lehtë në ekranet e mëdha, me lëvizje gishti minimale.
- Fokusohu lehtë në çfarë ka rëndësi, me butona të theksuar qartë.

Regjimi me një dorë
- Mënyra të reja për të marrë akses te Regjimi me një dorë: dy-trokit Butonin Bazë ose rrëshqit poshtë që nga qendra e fundit të ekranit.
- Cilësimet përkatëse janë çuar te Cilësimet > Funksionalitete të avancuara > Regjimi me një dorë.

Aksesibiliteti
- Janë përmirësuar tastierat me kontrast të fortë dhe strukturat për tekst me shkronja të mëdha.
- Dëgjo të folur live dhe afishoje si tekst.

Teksti mbi letra muri afishohet më mirë
- Shihe më qartë tekstin mbi letra muri, meqë One UI i përshtat automatikisht ngjyrat e fontit në bazë të zonave të ndriçuara dhe të errëta dhe kontrastit të ngjyrave, siç tregohet në imazhin më poshtë.

Mediat dhe pajisjet
- Paneli SmartThings është zëvendësuar me Media dhe pajisjet.
- Media: Merr në kontroll muzikën dhe videot që po luhen në telefonin tënd si dhe në pajisje të tjera Galaxy.
- Pajisjet: Shihi dhe kontrolloji pajisjet e lidhura SmartThings drejtpërdrejt nga paneli i shpejtë.

Biometrika
- Janë shtuar opsione për të treguar ikonën e shenjave të gishtit gjatë kohës që ekrani është i fikur. Mund të vendosësh ta tregosh sa herë që troket mbi ekran, ose ta mbash të dukshme kur tregohet Always On Display.

Kujdesi për pajisjen
- Grafiku i përdorimit të baterisë tani ofron informacion më të detajuar.

Mirëqenia dixhitale
- Vër synime për ta mbajtur përdorimin e telefonit nën kontroll.
- Përdor Regjimin e Fokusit që të shmangësh shpërqendrimet nga telefoni.
- Kontrollo se ç’bëjnë fëmijët e tu, me kontrollet e reja prindërore.

Kamera
- Është shtuar mundësia për të edituar regjimet që shfaqen në pjesën e poshtme të ekranit.
- Ofrohet skeda Më shumë, që ti të mund të marrësh shpejt akses në regjimet e fshehura nga ekrani i para-afishimeve.
- Është përmirësuar struktura, që ti të mund të fokusohesh në nxjerrjen e fotove, pa të hyrë në mes cilësimet.

Interneti
- Personalizoje menynë e shpejtë, për të marrë akses të çastit në funksionalitetet që përdor më shumë.
- Merr më shumë informacion nga shiriti i app-eve.
- Instalo shtesa nga Galaxy Store për të marrë edhe më shumë funksionalitete.

Kontaktet Samsung
- Është shtuar funksionaliteti i Koshit të mbeturinave për Kontaktet. Kontaktet që ti heq, do të rrinë në Koshin e mbeturinave për 15 ditë, para se të hiqen përfundimisht.

Kalendari
- Mund të shtosh adezivë te një datë pa krijuar një ngjarje.
- Tonet e zileve mund të përdoren për sinjalizime ngjarjesh.

Reminder
- Ofrohen opsione të mëtejshme për përkujtesat përsëritëse.
- Cilëso përkujtesa të bazuara në vendndodhjen për një periudhë kohe specifike.
- Bashkëndaji përkujtesat me grupin tënd të familjes dhe grupe të tjera të bashkëndarjes.
- Cilëso përkujtesa për një datë specifike, pa sinjalizim.

Skedarët e mi
- Është krijuar një funksionalitet i Koshit të mbeturinave, që të mund t’i restaurosh skedarët po të heqësh diçka gabimisht.
- Janë shtuar filtra të tjerë, që mund t’i përdorësh gjatë kërkimit, për t’i gjetur gjërat shpejt.
- Tani mund të kopjosh ose të zhvendosësh disa skedarë dhe dosje njëherësh, në destinacione të ndryshme, në të njëjtën kohë.

Kalkulatori
- Janë shtuar njësitë e shpejtësisë dhe të kohës, te konvertuesi i njësive.

Makina e lidhur
- Android Auto tani vjen i para-ngarkuar.

Këshilla
- Janë shtuar këshilla, për të marrë maksimumin nga Galaxy-ja jote.

Numri Build : A505FDDS4ATB6
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2020-02-29
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-02-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDS4ATA1
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2020-02-23
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-01-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU3ASL5
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2020-01-09
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-12-01
· Është përmirësuar stabiliteti i Kamerës
· Është përmirësuar cilësia e fotove të kamerës.
· Janë përmirësuar lidhshmëria dhe stabiliteti Wi-Fi.
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.
· Janë zbatuar kode të tjera të stabilizuesit.

Numri Build : A505FDDS3ASK8
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-11-26
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-11-01
· Është përmirësuar algoritmi i njohjes së shenjave të gishtit.
※ Për njohje më mirë, rekomandojmë që t’i heqësh shenjat e tua të gishtit dhe t’i regjistrosh sërish.

· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDS2ASI3
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-10-16
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-10-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU2ASH3
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-09-11
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-08-01
· Është përmirësuar rendimenti i njohjes së Shenjës së gishtit
· Është përmirësuar algoritmi i karikimit të baterisë dhe stabiliteti i saj
· Është përmirësuar stabiliteti i përgjithshëm i funksioneve.
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU2ASG4
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-08-13
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-07-01
· Është përmirësuar stabiliteti i Kamerës
· Është përmirësuar cilësia e fotove të kamerës.
· Janë përmirësuar lidhshmëria dhe stabiliteti Wi-Fi.
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.
· Janë zbatuar kode të tjera të stabilizuesit.

Numri Build : A505FDDU2ASF2
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-07-18
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-06-01
· Stabiliteti i Knox Guard u përmirësua.
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU2ASE6
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-07-01
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-05-01
· U përmirësua rendimenti i Ekr. prekje.

Numri Build : A505FDDU1ASE2
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-06-01
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-05-01
· Tani mund ta përdorësh këndin e pamjes 68 gradë kur nxjerr foto me kamerën ballore
· U shtua funksionalitet i ri: Efekti fokusi live (Galeria : Rrotullim, Zoom, Pika e ngjyrës)
· U shtua funksionalitet i ri: Estetikë Video Regjimi (Përpara/E pasme Kamera)
· U shtua funksionalitet i ri: Bixby Routines
· U shtua funksionalitet i ri: Call & Message Continuity
· Është përmirësuar rendimenti i njohjes së Shenjës së gishtit
· Është përmirësuar stabiliteti i përgjithshëm i funksioneve.
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A505FDDU1ASC8
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-04-29
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-03-01
· Është përmirësuar rendimenti i njohjes së Shenjës së gishtit
· Është përmirësuar stabiliteti i përgjithshëm i funksioneve.
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.