Një përditësim programi mund të përfshijë, por nuk kufizohet me
Për të marrë maksimumin nga pajisja, lutemi mbaje pajisjen të përditësuar dhe kontrollo rregullisht për përditësime të softuerit.

Galaxy A6 (SM-A600FN)


Numri Build : A600FNXXU9CVB1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2022-03-08
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-02-01
• Qëndrueshmëria e përgjithshme e pajisjes suaj është përmirësuar.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU9CUH1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2021-09-24
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-08-01
• Përmirësim të qëndrueshmërisë së aplikacioneve dhe funksionaliteteve në vijim: Google RCS
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU8CUC1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2021-06-12
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-03-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU8CUB1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2021-04-05
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-02-01
• Është përmirësuar stabiliteti i përgjithshëm i funksioneve.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXS7CTI1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-09-25
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-09-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU6CTF2
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-08-07
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-06-01
• Rendimenti i përgjithshëm i pajisjes është përmirësuar.

Numri Build : A600FNXXU5CTC6
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-04-09
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-03-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU5CTB9
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-03-12
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-03-01
Gradim i One UI 2 me Android 10

One UI 2 të sjell Android 10, me funksionalitete të reja tërheqëse nga Samsung dhe Google, të bazuara në feedback-un nga përdorues si ti.
Rekomandojmë që t’i rezervosh të dhënat e rëndësishme, për t’i mbajtur të sigurta gjatë gradimit.
Disa app-e, përfshi Kalkulatorin, Internetin Samsung, Samsung Health dhe Samsung Notes duhen përditësuar veçan, pasi të përditësosh sistemin operativ.

Ja çfarë ka të re.

Regjimi i errët
- Rregullime të përmirësuara të imazhit, tekstit dhe ngjyrave, për mjedise ditën dhe natën.
- Letra muri, widget-e dhe alarme të errësuara, kur ndizet Regjimi i errët.

Ikonat dhe ngjyrat
- Ikona app-esh dhe ngjyra sistemi më të qarta.
- Struktura të përmirësuara për titujt dhe butonat, për të eliminuar shpërdorim të hapësirës në ekran.

Animacione më të rrjedhshme
- Animacione të përmirësuara, me nuanca lozonjare.

Gjestet në gjithë ekranin
- Janë shtuar gjeste të reja navigimi.

Ndërveprime të rafinuara
- Navigo më lehtë në ekranet e mëdha, me lëvizje gishti minimale.
- Fokusohu lehtë në çfarë ka rëndësi, me butona të theksuar qartë.

Regjimi me një dorë
- Mënyra të reja për të marrë akses te Regjimi me një dorë: dy-trokit Butonin Bazë ose rrëshqit poshtë që nga qendra e fundit të ekranit.
- Cilësimet përkatëse janë çuar te Cilësimet > Funksionalitete të avancuara > Regjimi me një dorë.

Aksesibiliteti
- Janë përmirësuar tastierat me kontrast të fortë dhe strukturat për tekst me shkronja të mëdha.
- Dëgjo të folur live dhe afishoje si tekst.

Teksti mbi letra muri afishohet më mirë
- Shihe më qartë tekstin mbi letra muri, meqë One UI i përshtat automatikisht ngjyrat e fontit në bazë të zonave të ndriçuara dhe të errëta dhe kontrastit të ngjyrave, siç tregohet në imazhin më poshtë.

Mediat dhe pajisjet
- Paneli SmartThings është zëvendësuar me Media dhe pajisjet.
- Media: Merr në kontroll muzikën dhe videot që po luhen në telefonin tënd si dhe në pajisje të tjera Galaxy.
- Pajisjet: Shihi dhe kontrolloji pajisjet e lidhura SmartThings drejtpërdrejt nga paneli i shpejtë.

Biometrika
- Janë shtuar opsione për të treguar ikonën e shenjave të gishtit gjatë kohës që ekrani është i fikur. Mund të vendosësh ta tregosh sa herë që troket mbi ekran, ose ta mbash të dukshme kur tregohet Always On Display.

Kujdesi për pajisjen
- Grafiku i përdorimit të baterisë tani ofron informacion më të detajuar.
- Është shtuar cilësimi i cakut të baterisë dhe përmirësime të tjera për Wireless PowerShare.

Mirëqenia dixhitale
- Vër synime për ta mbajtur përdorimin e telefonit nën kontroll.
- Përdor Regjimin e Fokusit që të shmangësh shpërqendrimet nga telefoni.
- Kontrollo se ç’bëjnë fëmijët e tu, me kontrollet e reja prindërore.

Kamera
- Është shtuar mundësia për të edituar regjimet që shfaqen në pjesën e poshtme të ekranit.
- Ofrohet skeda Më shumë, që ti të mund të marrësh shpejt akses në regjimet e fshehura nga ekrani i para-afishimeve.
- Është përmirësuar struktura, që ti të mund të fokusohesh në nxjerrjen e fotove, pa të hyrë në mes cilësimet.

Interneti
- Personalizoje menynë e shpejtë, për të marrë akses të çastit në funksionalitetet që përdor më shumë.
- Merr më shumë informacion nga shiriti i app-eve.
- Instalo shtesa nga Galaxy Store për të marrë edhe më shumë funksionalitete.

Kontaktet Samsung
- Është shtuar funksionaliteti i Koshit të mbeturinave për Kontaktet. Kontaktet që ti heq, do të rrinë në Koshin e mbeturinave për 15 ditë, para se të hiqen përfundimisht.

Kalendari
- Mund të shtosh adezivë te një datë pa krijuar një ngjarje.
- Tonet e zileve mund të përdoren për sinjalizime ngjarjesh.

Reminder
- Ofrohen opsione të mëtejshme për përkujtesat përsëritëse.
- Cilëso përkujtesa të bazuara në vendndodhjen për një periudhë kohe specifike.
- Bashkëndaji përkujtesat me grupin tënd të familjes dhe grupe të tjera të bashkëndarjes.
- Cilëso përkujtesa për një datë specifike, pa sinjalizim.

Skedarët e mi
- Është krijuar një funksionalitet i Koshit të mbeturinave, që të mund t’i restaurosh skedarët po të heqësh diçka gabimisht.
- Janë shtuar filtra të tjerë, që mund t’i përdorësh gjatë kërkimit, për t’i gjetur gjërat shpejt.
- Tani mund të kopjosh ose të zhvendosësh disa skedarë dhe dosje njëherësh, në destinacione të ndryshme, në të njëjtën kohë.

Kalkulatori
- Janë shtuar njësitë e shpejtësisë dhe të kohës, te konvertuesi i njësive.

Makina e lidhur
- Android Auto tani vjen i para-ngarkuar.

Këshilla
- Janë shtuar këshilla, për të marrë maksimumin nga Galaxy-ja jote.

Numri Build : A600FNXXS5BTB2
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2020-02-25
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-02-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU5BSL6
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2020-02-01
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-12-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU4BSJ1
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-11-26
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-10-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU4BSH2
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-09-23
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-08-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU3BSD2
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-04-27
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-04-01
One UI e graduar për Android Pie

One UI të sjell Android Pie, me funksionalitete të reja tërheqëse dhe me pamje e ndjesi tërësisht të re, në bazë të feedback-ut nga përdoruesit në Samsung dhe Google.
Rekomandojmë që t’i rezervosh të dhënat e rëndësishme, për t’i mbajtur të sigurta para gradimit.
Disa app-e, përfshi Kalkulatorin, Internetin Samsung, Samsung Health, Samsung Notes, Samsung Members, dhe Samsung Pay, duhen përditësuar veçan, pasi të përditësosh sistemin operativ.
Për të përdorur funksionin Zhbllokimi në distancë te Gjej celularin në një pajisje Android Pie, duhet procesi i rezervimit të bllokimit të ekranit me fjalëkalim (ose PIN/motiv). Prandaj sigurohu që e mban mend fjalëkalimin (ose PIN/motivin) e bllokimit të ekranit, para se të fillosh procesin e përditësimit. Po ta kesh harruar fjalëkalimin (ose PIN/motivin), resetoje para se të fillosh procesin e përditësimit.

Ja çfarë ka të re.

One UI
- Materialet, cilësimet dhe informacione të tjera janë ri-organizuar për të përmirësuar fokusimin tek detyra që ke në dorë.
- Elementet interaktive janë çuar në fund të ekranit, që t’i përdorësh gjithnjë me lehtësi.
- Dizajne dhe funksionalitete të reja, të tilla si Regjimi Natën, të ndihmojnë për t’i mbrojtur sytë nga lodhja.

Njoftimet
- Mund t’u përgjigjesh mesazheve drejtpërdrejt nga paneli i njoftimeve.
- Njoftimet për mesazhet përfshijnë edhe miniatura imazhesh.
- Te cilësimet e njoftimeve të çdo app-i, trokite çelësin një herë për t’i ndezur ose fikur të gjitha njoftimet në një kategori.

Tastiera Samsung
- Ofrohen emoji të reja Unicode 11.0.
- Tema e re përshtatëse e ndryshon pamjen e tastierës në bazë të ngjyrave të app-it rrethues.
- Tastiera lundruese ofrohet në të gjitha app-et, me një madhësi të re dhe cilësime të reja të tejdukshmërisë.
- Mund të cilësosh ti vetë një vonesë specifike për veprimin prek dhe mbaj.

Kujdesi për pajisjen (më parë Mirëmbajtja e pajisjes)
- Regjimet e rendimentit janë organizuar më mirë dhe integruar në regjimet e kursimit të energjisë.
- Paneli anësor për mirëmbajtjen e pajisjes nuk përdoret më.

Cilësimet
- Menytë janë riorganizuar për t’i bërë cilësimet më të lehta për t’u gjetur.

Bixby
- Bixby është i gjithi i ri, me një mori përmirësimesh dhe funksionalitetesh të reja.
- Rrëshqit majtas nga ekrani kryesor i Bixby-t për të eksploruar funksionalitetet më të fundit dhe app-et e mbështetura.

Telefoni
- Tani mund ta organizosh historinë e thirrjeve sipas thirrjeve hyrëse dhe dalëse.
- Historia e thirrjeve mund të përfshijë deri 2000 njësi (krahasuar me 500 njësi më parë).

Kontaktet
- Menyja e re sirtar e bën më të lehtë për t’i menaxhuar kontaktet nga llogari të ndryshme.

Galeria
- Janë shtuar te Galeria veglat e editimit të Editorit të Fotove Pro, që ti të mund t’i bësh të gjitha editimet dhe ndërhyrjet pa dalë nga app-i.

Skedarët e mi
- Është shtuar një vegël e re e analizës së magazinës, që të ndihmon të monitorosh përdorimin e magazinës dhe të kursesh vend.
- Tani mund t’i shfaqësh ose fshehësh objektet në Ekranin bazë të Skedarëve të mi.

Samsung Health
- Numri yt ditor i hapave do të tregohet te paneli i njoftimeve. Për ta fshehur, shtyp dhe mbaj njoftimin, pastaj fik Hapat e tanishëm.

Përmirësime dhe ndryshime të tjera
- Merr akses te Baza për fëmijët te paneli i shpejtë.
- Adezivët e thirrjeve nuk përdoren më.
- Tani mbështeten imazhet HEIF.

Numri Build : A600FNXXU3ARJ1
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2018-11-13
Niveli i patch-it të sigurisë : 2018-09-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : A600FNXXU2ARG5
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2018-07-28
Niveli i patch-it të sigurisë : 2018-07-01
· U shtua një funksion i ri i Wi-Fi e sigurt.
· U përmirësua rendimenti i Kamera.
· Është shtuar një imazh i ri për nisjen (boot). (Siguruar nga Knox)
· Është shtuar GDPR. (General Data Protection Regulation/Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së Të Dhënave)

Numri Build : A600FNXXU2ARF7
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2018-07-17
· U shtua një funksion i ri i Wi-Fi e sigurt.
· U shtua një funksion i ri i Samsung Pay.
· U përmirësua rendimenti i Kamera.
· Është shtuar një imazh i ri për nisjen (boot). (Siguruar nga Knox)
· Është shtuar GDPR. (General Data Protection Regulation/Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së Të Dhënave)