Një përditësim programi mund të përfshijë, por nuk kufizohet me
Për të marrë maksimumin nga pajisja, lutemi mbaje pajisjen të përditësuar dhe kontrollo rregullisht për përditësime të softuerit.

Galaxy Z Fold5(SM-F946B)


Numri Build : F946BXXU1CXCF
Versioni i Android : U(Android 14)
Data e daljes : 2024-03-28
Niveli i patch-it të sigurisë : 2024-03-01
Përmirësimi i One UI 6.1



Galaxy AI

Kërkoni në çast për çdo gjë në ekranin tuaj
Qarko për të kërkuar me Google, i cili ju lejon të mësoni lehtësisht më shumë për çdo gjë që shfaqet në ekranin tuaj pa ndërruar aplikacionet. Thjesht prekni dhe mbani shtypur butonin Bazë ose dorezën e navigimit, pastaj rrethoni çdo gjë në ekran për të filluar një kërkim në Google.

Përktheni telefonatat menjëherë
A duhet t’i telefononi dikujt që nuk flet gjuhën tuaj? Pa problem! Përkthimi i drejtpërdrejtë ofron përkthim menjëherë gjatë telefonatave. Personi tjetër në telefon mund të dëgjojë atë që thoni në gjuhën e tij dhe mund t’i dëgjoni përgjigjet e tij në gjuhën tuaj. Përkthimet do të shfaqen gjithashtu në ekran.

Përktheni bisedat në person
Funksioni i ri Interpreter ju lejon të përktheni një bisedë sa herë që keni nevojë të bisedoni me dikë që flet një gjuhë tjetër. Mund ta hapni Interpreter lehtësisht nga paneli i shpejtë. Të dy bashkëbiseduesit mund të dëgjojnë përkthimet e lexuara me zë të lartë përveç leximit të tyre në ekran.

Përktheni tekstin në fotografi, shenja, dokumente dhe më tej
Përkthejeni tekstin në çast kudo që ta gjeni. Thjesht drejtojeni kamerën tuaj drejt tekstit që dëshironi të përktheni, pastaj prekni butonin T për të shfaqur më shumë opsione. Gjithashtu mund të përktheni tekstin që shfaqet tek imazhet e Galerisë tuaj.

Përmblidhni dhe përktheni faqet e internetit
Merrni informacionin që ju nevojitet shpejt duke përmbledhur faqet e internetit me Browsing assist në Interneti Samsung. Mund të përmblidhni një shkrim të gjatë vetëm në pikat më të rëndësishme. Gjithashtu mund të përktheni faqet e internetit në gjuhën tuaj.

Mbani shënime më zgjuar dhe në menyrë të thjeshtuar
Note assist ju lejon të bëni më shumë se kurrë më parë në Samsung Notes. Mund të ndryshoni formatin, përmblidhni, korrigjoni, përktheni dhe krijoni automatikisht kopertina për shënimet tuaja.

Transkriptoni automatikisht regjistrimet zanore
Përdorni ndihmën e Transcript për të shndërruar regjistrimet e takimeve, leksioneve, shënimeve zanore dhe të tjera në tekst, pastaj përmblidhini për shqyrtim të shpejtë. Gjithashtu mund të përktheni transkriptet dhe përmbledhjet për t’i shqyrtuar në gjuhë të tjera.

Kryeni më shumë funksione me Tastierën Samsung
Ndryshoni tonin e shkrimit për ta bërë të tingëllojë profesional, rastësor ose gati për postim në media sociale me Writing assist. Gjithashtu mund të merrni sugjerime drejtshkrimore dhe gramatikore përveç përkthimit të mesazheve në aplikacione të caktuara bisede dhe mesazhimi.

Riimagjinoni fotografitë tuaja
Modifikimi krijues ju jep më shumë mënyra për të modifikuar fotografitë tuaja. Mund të lëvizni, hiqni ose ndryshoni madhësinë e njerëzve dhe të objekteve në fotografitë tuaja, pastaj të krijoni sfond të ri për të mbushur ndonjë pjesë që mungon.

Krijoni sfonde unike
Përdorni IA për të krijuar letra muri unike për ekranin Bazë dhe Ekranin e bllokimit. Thjesht zgjidhni disa terma dhe lëreni IA të kujdeset për pjesën tjetër.

Cilësime të inteligjencës së avancuar
Keni kontroll të plotë se cilat veçori të IA dëshironi të përdorni dhe se si i përpunojnë të dhënat tuaja. Gjithashtu mund të bllokoni përpunimin në internet të të dhënave tuaja për të gjitha veçoritë me vetëm një takim.



Krijoni imazhe epike

Përmirësoni pa mundim fotografitë tuaja
Merrni rekomandime të posatçme të IA për të përmirësuar fotografitë dhe videot tuaja. Do të gjeni opsione për shtimin e gjurmëve të yjeve, ekspozimin e gjatë, ngjyrosjen dhe më tej. Sugjerimet shfaqen kur takoni butonin i te Galeria.

Kopjoni dhe ngjisni nga një imazh në tjetrin
Shtoni një element që mungon në fotografinë tuaj. Thjesht prisni një objekt nga një imazh te Galeria, pastaj shkoni tek imazhi ku dëshironi ta ngjisni dhe zgjidhni “Ngjisni nga kujtesa e fragmentevev” në menynë “Opsione të tjera”.

Krijoni me lehtësi pjese imazhesh të personalizuar
Krijimi imazheve të personalizuara nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Pasi të prisni një imazh nga Galeria, mund ta modifikoni dhe të zbatoni stile si p.sh. kontur, prerje, tradicional dhe cartoon.

Prerje më e saktë e imazhit
Merrni saktësisht zonën që duhet të prisni pa ndonjë pjesë të padëshiruar. Kur prisni një imazh nga Galeria, keni mundësinë të modifikoni zonën e zgjedhur përpara se ta ruani, që të mund ta bëni zgjedhjen siç duhet.

Kërkimi i përmirësuar i Galerisë
Ekrani i kërkimit është rikrijuar për ta bërë më të lehtë për t’u përdorur. Rezultatet tani kategorizohen sipas llojit, si p.sh. njerëz, vende, albume ose histori.

Ndryshoni shpejtësinë e luajtjes
Më shumë video tani lejojnë ndryshimin e shpejtësisë së luajtjes kur bëni montazh të një videoje në Galeri. Mund ta bëni videon tuaj të luajë më shpejt ose më ngadalë në një pjesë të caktuar që zgjidhni ose për të gjithë videon.

Bëni montazh të videove në pajisje të ndryshme
Tani mund të vazhdoni montazhet tuaja në telefon, tabletë ose kompjuter. Kalojini projektet tuaja të Studios në një skedar që mund të hapet në pajisjet e tjera Galaxy.



Personalizoni Galaxy tuaj

Veçori të reja të modifikimit të sfondit
Dekorojeni sfondin tuaj sipas dëshirës tuaj. Kur zgjidhni një imazh për ta përdorur si sfondin tuaj, tani mund të përdorni korniza dhe efekte. Kur sfondi juaj përfshin një njeri ose kafshë, mund të përdorni efekte thellësie për ta bërë subjektin të dallohet nga sfondi.

Më shumë widget-e për Ekranin e bllokimit tuaj
Ka widget-e shtesë për ekranin e bllokimit tuaj dhe Always On Display që të mund ta kontrolloni shpejt informacionin e dobishëm pa e shkyçur telefonin tuaj. Widget-e të reja përfshijnë Moti, Samsung Health, Bateria, Përkujtesa, Kalendari dhe Ora.

Personalizoni sinjalizimet e alarmeve
Përdorni një imazh, video ose emoji AR për të krijuar ekranet tuaja të personalizuara të sinjalizimeve për çdo alarm. Madje mund të ndryshoni paraqitjen e vendit ku shfaqet informacioni i alarmit në ekran.

Më shumë imazhe për të personalizuar kalendarin tuaj
Tani mund të shtoni deri në 2 imazhe për çdo datë në kalendarin tuaj.  Imazhet për ngjarjet shfaqen tani pranë emrit të ngjarjes në pamjen e muajit.

Cilësime të rinovuara të kalendarit
Cilësimet e kalendarit janë riorganizuar për të qenë më intuitive. Gjithashtu mund t’i vendosni ngjyrat dhe imazhet e sfondit për sinjalizimet e kalendarit me ekran të plotë.

Personalizoni sinjalizimet e  përkujtesës
Krijoni sfondin e duhur për secilin nga përkujtuesit. Tani mund të vendosni ngjyrat dhe imazhet e sfondit për sinjalizimet e përkujtesës me ekran të plotë.

Bëni më shumë me kategoritë e shënimeve
Tani mund të zgjidhni një imazh të vogël përfaqësues për secilën kategori shënimesh. Gjithashtu mund t’i vendosni kategoritë që përdorni shpesh në krye të listës së kategorive.

Aktivizoni ose çaktivizoni modalitetet nga ekrani Bazë
Aktivizoni dhe çaktivizoni modalitetet më shpejt se më parë. Widget-i i ri i Regjimit ju lejon të shtoni modalitete drejtpërdrejt në ekranin Bazë.

Riorganizoni regjimet tuaja
Tani mund të ndryshoni renditjen e regjimeve në skedën Regjime te Regjimet dhe Rutinat.

Kushte të reja të rutinës
Tani mund të nisni një rutinë kur fillon të bjerë një alarm sipas zgjedhjes suaj ose kur Smart View lidhet ose shkëputet.



Lidhuni dhe shkëmbeni

Ndani me më shumë pajisje
Quick Share është bashkuar me Nearby Share të Google. Përveç pajisjeve Galaxy, tani mund të ndani me pajisje të tjera Android edhe pa një lidhje të internetit.

Gjeni pajisjet tuaja
Aplikacioni i ri Samsung Find ju lejon të shihni se ku ndodhen të gjitha pajisjet tuaja Galaxy në një hartë në çdo kohë. Nëse humbisni ndonjë pajisje, funksione të mëtejshme janë në dispozicion për t’ju ndihmuar të gjeni pajisjen dhe të mbroni të dhënat tuaja.

Ndani vendndodhjen tuaj me të tjerët
Me Samsung Find, mund të ndani vendndodhjen tuaj me familjen, miqtë ose kujtdo të cilit i besoni. Ndani për një kohë të kufizuar ose ose gjatë gjithë kohës. Jeni gjithmonë në kontroll se kush mund të shikojë vendndodhjen tuaj.

Transmetoni zërin me Auracast
Transmetoni zërin nga telefoni juaj që të të tjerët të mund ta dëgjojnë. Çdokush në afërsi me një pajisje Bluetooth Audio LE do të jetë në gjendje të dëgjojë transmetimin tuaj.

Sinkronizoni grupet e skedave të internetit me pajisje të tjera
Vazhdoni me lehtësi seancën tuaj të fundit të shfletimit pavarësisht se cilën pajisje po përdornit. Grupet e skedave që krijoni në një pajisje do të shfaqen në Interneti Samsung në pajisjet e tjera Galaxy të lidhura me Samsung account tuaj.



Mbroni të dhënat tuaja

Mbrojtje e fuqizuar e të dhënave në Samsung Cloud
Jini të sigurtë se askush nuk mund të aksesojë të dhënat tuaja përveç jush, edhe nëse ka një shkelje sigurie. Mund të aktivizoni enkriptimin skaj më skaj për të dhënat që sinkronizohen me Samsung Cloud.

Lidhje të shpejta dhe të sigurta me opsionin e çelësit
Opsionin i çelësit ofrojn më shumë siguri për lidhje nga interneti pa qenë nevoja të mbani mend fjalëkalime të ndërlikuara. Përdorni  opsionin e çelësit për të hyrë në faqet e internetit që lejojnë përdorimin me verifikimin biometrik në Interneti Samsung.



Menaxhoni shëndetin tuaj

Përvojë e përmirësuar në ushtrime
Konkurroni kundër rezultateve tuaja të kaluara të vrapimit në Samsung Health në përpjekje për të mposhtur kohën tuaj të mëparshme. Gjithashtu mund dhe t’i shkurtoni ushtrimet pasi të mbaroni për të hequr ndonjë kohë të panevojshme në fillim ose në fund.

Opsione të tjera për objektivat e aktivitetit ditor
Tani keni më shumë opsione për të vendosur objektivat e aktivitetit ditor tuaj në Samsung Health. Nëse një objektiv me hapa nuk funksionon për ju, mund të ndryshoni përkundrazi në ngjitje katesh ose orare aktive.

Përmirësim në gjurmimin e ciklit
Kur regjistroni simptomat tuaja fizike dhe gjendjet tuaj shpirtërore, opsionet që keni përdorur shpesh në të kaluarën do të shfaqen në krye të ekranit. Gjithashtu mund të caktoni gjendje shpirtërore të personalizuara nëse opsionet e paracaktuara nuk përputhen me mënyrën si ndiheni.



Edhe më shumë përmirësime

Akses më i lehtë tek efektet e thirrjes Video dhe regjimit Mikrofon
Efektet e thirrjes Video dhe regjimit Mikrofon do të shfaqen tani në panelin e shpejtë gjatë telefonatave zanore dhe video, që të mund të kontrolloni se si ju shohin dhe dëgjojnë të tjerët gjatë telefonatave. Mund të vendosni një ngjyrë ose imazh sfondi, të përqendroheni në zërin tuaj duke bllokuar tingujt e sfondit dhe më tej.

Më shumë informacion nё widget-in Moti
Widget-i i motit do t’ju njoftojë kur parashikohen stuhi të forta, reshje bore ose reshje të tjera në zonën tuaj.

Akses zanor pa u larguar nga tastiera
Tastiera tani mbetet e dukshme gjatë akses zanor , që të mund të kaloni lehtësisht te shkrimi sa herë të keni nevojë. Prekni butonin e mikrofonit në fund të ekranit për të aksesuar tekstin duke përdorur zërin në çfarëdo kohe kur përdorni tastierën.

Shkurtorja e tastierës për pamjen me ekran të ndarë
Vendosni në çast një aplikacion në njërën anë të ekranit. Nëse përdorni tastierë fizike, shtypni tastin Cmd (Windows) + tastin Ctrl + tastin e shigjetës majtas ose djathtas.

Hapni të gjitha app-et e minimizuara me një herë
Një buton i ri ju lejon të rihapni të gjitha app-et e minimizuara me një herë kur keni minimizuar më shumë se një dritare me njoftim kërcyes.

Sugjerimet e kërkimit të Google
Kur kërkoni duke përdorur, do të merrni gjithashtu kërkime të sugjeruara në internet nga Google.

Më shumë mënyra për të mbrojtur baterinë tuaj
Zgjidhni nga 3 opsione të ndryshme mbrojtjeje për të ndihmuar me kohëzgjatjen e baterisë tuaj. Mbrojtja bazë e mban karikimin tuaj midis 95% dhe 100%. Mbrojtja përshtatëse ndalon karikimin kur jeni në gjumë dhe e përfundon karikimin pak para se të zgjoheni. Gjithashtu mund të zgjidhni të kufizoni karikimin maksimal në 80% për mbrojtje maksimale.