Një përditësim programi mund të përfshijë, por nuk kufizohet me
Për të marrë maksimumin nga pajisja, lutemi mbaje pajisjen të përditësuar dhe kontrollo rregullisht për përditësime të softuerit.

Galaxy S9+ (SM-G9650)


Numri Build : G9650ZHU9FVF2
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2022-08-02
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-05-01
· Përmirësime të stabilitetit të pajisjes, mënjanime problemesh.
· Funksionalitete të reja dhe / ose të përmirësuara.
· Përmirësime të mëtejshme të rendimentit.

Numri Build : G9650ZHU9FVA1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2022-03-16
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-01-01
• Qëndrueshmëria e përgjithshme e pajisjes suaj është përmirësuar.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU9FUG2
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2021-08-27
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-08-01
• Qëndrueshmëria e përgjithshme e pajisjes suaj është përmirësuar.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU9FUE3
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2021-08-12
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-05-01
• Quick Share e përmirësuar
- Përmirësoni bashkëndarjen e skedarëve ndërmjet pajisjeve Galaxy duke përdorur Quick Share.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHS9FUE1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2021-06-28
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-05-01
· Përmirësime të stabilitetit të pajisjes, mënjanime problemesh.
· Funksionalitete të reja dhe / ose të përmirësuara.
· Përmirësime të mëtejshme të rendimentit.

Numri Build : G9650ZHS8FUB4
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2021-03-13
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-02-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU7FTK2
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2021-03-09
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-11-01
Wi-Fi
- Nëse mund të matet informacioni mbi cilësinë e routerave Wi-Fi aty pranë, ky informacion do të shfaqet si Shumë i shpejtë, I shpejtë, Normal dhe I ngadalshëm.
  * Ky funksionalitet mund të aktivizohet ose çaktivizohet tek cilësimet „Ekrani i informacionit mbi cilësinë e rrjetit“.
- Gjatë përpjekjes për të aksesuar një router Wi-Fi me fjalëkalim, funksionaliteti i ri i shtuar së fundmi ju mundëson që të kërkoni fjalëkalimin e routerit Wi-Fi nga dikush aty pranë që është ruajtur në listën e tyre të kontakteve dhe që është lidhur tashmë me atë router.
  * Do të shfaqet butoni „Kërko fjalëkalimin“ në ekranin ku shkruani fjalëkalimin e Wi-Fi, nga ku mund të kërkoni një fjalëkalim.

Always On Display
- Adezivët Bitmoji punojnë në Always On Display. (Stili i orës)

Tastiera Samsung
- Tastiera e ndarë punon në modalitetin Peisazh.
- Funksioni i kërkimit të ekranit „Menaxho gjuhët e hyrjes“ në faqen e cilësimeve të tastierës është shtuar së fundmi për të lehtësuar gjetjen e gjuhëve të hyrjes në tastierë që përdoruesi dëshiron t’i shtojë ose fshijë.

Mesazhet
- Është shtuar një funksionalitet i ti që e mundëson përdoruesin të telefonojë një person të ruajtur si kontakt të konfiguruar paraprakisht për mesazhe SOS.
- Është shtuar një funksionalitet i ri që e mundëson përdoruesin të dërgojë mesazhe SOS për ndarjen e vendndodhjes çdo 30 minuta në 24 orë.

Kamera
- Cilësi dhe qëndrueshmëri e përmirësuar e kamerës.

Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHS7ETI2
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-10-22
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-09-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU7ETG4
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-08-20
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-07-01
Ky përditësim përfshin përmirësime funksionesh si më poshtë.
Se çfarë ka ndryshuar tamam, kjo mund të varet nga pajisja jote, shteti dhe operatori i shërbimit.

Emoji AR
- Emoji AR është përditësuar me përmirësime të tilla si një funksionalitet për editimin manual dhe njohjen e përmirësuar të shprehjes së fytyrës.
※ Meqë Emoji AR është përditësuar në një version të ri, të gjitha emojit AR e ruajtura më parë do të hiqen, kur të hapësh pastaj App-in Emoji AR.

Funksionalitete të reja të Kamerës
- Janë shtuar meny, regjime dhe filtra të ndryshëm, të tillë si Zona AR, Një marrje, Video Pro, Filtrat e mi, Toni i selfie-s, me kohëvonesë për natën dhe një regjim për të regjistruar video me kamerën ballore në FHD/UHD me 60 fps.

Galeria
- Imazhet e ngjashme tani grupohen së bashku, për një eksperiencë afishimi më të organizuar.
- Është shtuar një funksionalitet që të lejon të bashkosh grupe të ndryshme albumesh në një grup, ose të bashkosh grupe dhe albume të ndryshme në një grup.
- është shtuar funksioni Krasitje e shpejtë, për të zmadhuar dhe krasitur pjesë të imazheve me rezolucion të lartë.

Tastiera Samsung
- Është shtuar një funksionalitet për të kërkuar gjëra të ndryshme, të tilla si Emoji dhe adezivë, njëkohësisht.
- Është shtuar një funksionalitet bëj/zhbëj për tekstin.
(Rrëshqit majtas ose djathtas me dy gishta në tastierë.)

Quick Share
- Skedarët tani mund të bashkëndahen shpejt dhe lehtë me pajisje Samsung në afërsi, duke përdorur Quick Share.

Music Share
- Music Share tani të lejon të bashkëndash muzikë me miqtë e tu, duke përdorur një pajisje audio Bluetooth.

Është zbatuar patch-i më i fundit i sigurisë Android.
- Siguria e pajisjes është përmirësuar më tej.

Numri Build : G9650ZHS6DTF1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-08-18
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-06-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU6DTD1
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-05-21
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-04-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHS6DTB4
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-04-04
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-03-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU6DTA7
Versioni i Android : Q(Android 10)
Data e daljes : 2020-03-09
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-01-01
Gradim i One UI 2 me Android 10

One UI 2 të sjell Android 10, me funksionalitete të reja tërheqëse nga Samsung dhe Google, të bazuara në feedback-un nga përdorues si ti.
Rekomandojmë që t’i rezervosh të dhënat e rëndësishme, për t’i mbajtur të sigurta gjatë gradimit.
Disa app-e, përfshi Kalkulatorin, Internetin Samsung, Samsung Health dhe Samsung Notes duhen përditësuar veçan, pasi të përditësosh sistemin operativ.

Ja çfarë ka të re.

Regjimi i errët
- Rregullime të përmirësuara të imazhit, tekstit dhe ngjyrave, për mjedise ditën dhe natën.
- Letra muri, widget-e dhe alarme të errësuara, kur ndizet Regjimi i errët.

Ikonat dhe ngjyrat
- Ikona app-esh dhe ngjyra sistemi më të qarta.
- Struktura të përmirësuara për titujt dhe butonat, për të eliminuar shpërdorim të hapësirës në ekran.

Animacione më të rrjedhshme
- Animacione të përmirësuara, me nuanca lozonjare.

Gjestet në gjithë ekranin
- Janë shtuar gjeste të reja navigimi.

Ndërveprime të rafinuara
- Navigo më lehtë në ekranet e mëdha, me lëvizje gishti minimale.
- Fokusohu lehtë në çfarë ka rëndësi, me butona të theksuar qartë.

Ka ndryshuar mënyra e përdorimit të Regjimit me një dorë.
- Mënyra të reja për të marrë akses te Regjimi me një dorë: dy-trokit Butonin Bazë ose rrëshqit poshtë që nga qendra e fundit të ekranit.
- Cilësimet përkatëse janë çuar te Cilësimet > Funksionalitete të avancuara > Regjimi me një dorë.

Aksesibiliteti
- Janë përmirësuar tastierat me kontrast të fortë dhe strukturat për tekst me shkronja të mëdha.
- Është shtuar një funksion i ri, që konverton fjalët në tekst në ekran në kohë reale gjatë thirrjeve zanore/video ose kur flitet në mikrofon.

Teksti mbi letra muri afishohet më mirë
- Shihe më qartë tekstin mbi letra muri, meqë One UI i përshtat automatikisht ngjyrat e fontit në bazë të zonave të ndriçuara dhe të errëta dhe kontrastit të ngjyrave, siç tregohet në imazhin më poshtë.

Kujdesi për pajisjen
- Grafiku i përdorimit të baterisë tani ofron informacion më të detajuar.

Mirëqenia dixhitale
- Vër synime për ta mbajtur përdorimin e telefonit nën kontroll.
- Përdor Regjimin e Fokusit që të shmangësh shpërqendrimet nga telefoni.
- Kontrollo se ç’bëjnë fëmijët e tu, me kontrollet e reja prindërore.

Kamera
- Është shtuar mundësia për të edituar regjimet që shfaqen në pjesën e poshtme të ekranit.
- Janë shtuar ikona të reja, për të njoftuar kur ka cilësime dhe funksionalitete të reja.
- Është përmirësuar struktura, që ti të mund të fokusohesh në nxjerrjen e fotove, pa të hyrë në mes cilësimet.

Interneti
- Te menyja Personalizim, tani mund të ndryshohen menytë e shiritit të veglave, që të mund të aksesohen shpejt funksionalitetet e përdorura shpesh.
- Tani mund të shihet informacion i hollësishëm në shiritin e titullit të çdo menyje (kujtesoret, cilësimet, historia, etj.).
- Është zgjeruar mbështetja për funksionalitetet shtesë të Internetit Samsung (p.sh. zgjatimet).

Kontaktet Samsung
- Është shtuar funksionaliteti i Koshit të mbeturinave për Kontaktet. Kontaktet që ti heq, do të rrinë në Koshin e mbeturinave për 15 ditë, para se të hiqen përfundimisht.
- Tani mund të kryesh kërkime më të hollësishme për kontaktet, me anë të motorit BixbySearch.
- Janë fuqizuar funksionalitetet e kodit QR (është shtuar funksioni i ri i skanimit).

Kalendari
- Është optimizuar app-i Kalendar, për ekran të madh (regjimi DeX).
- Është përmirësuar afishimi me pamje mujore, për ato raste kur titujt e ngjarjeve janë të gjatë dhe duhen treguar në 2 rreshta (kjo ofrohet vetëm po të mos ketë shumë ngjarje për atë ditë).
- Tani mund t’u bashkëngjitësh adezivë datave të caktuara, pavarësisht nga planëzimi që ke.
- Tani mund të cilësosh një melodi të gjatë si tingull njoftimesh për përkujtesat e ngjarjeve.

Reminder
- Ofrohen opsione të mëtejshme për përkujtesat përsëritëse.
- Cilëso përkujtesa të bazuara në vendndodhjen për një periudhë kohe specifike.
- Bashkëndaji përkujtesat me grupin tënd të familjes dhe grupe të tjera të bashkëndarjes.
- Cilëso përkujtesa për një datë specifike, pa sinjalizim.

Skedarët e mi
- Është krijuar një funksionalitet i Koshit të mbeturinave, që të mund t’i restaurosh skedarët po të heqësh diçka gabimisht.
- Janë shtuar filtra të tjerë, që mund t’i përdorësh gjatë kërkimit, për t’i gjetur gjërat shpejt.
- Tani mund të kopjosh ose të zhvendosësh disa skedarë dhe dosje njëherësh, në destinacione të ndryshme, në të njëjtën kohë.

Kalkulatori
- Janë shtuar njësitë e shpejtësisë dhe të kohës, te konvertuesi i njësive.

Makina e lidhur
- Android Auto tani vjen i para-ngarkuar.

Këshilla
- Janë shtuar këshilla të dobishme për One UI 2, për të ndihmuar që të marrësh maksimumin nga pajisja jote Galaxy.

Është shtuar funksionaliteti Link te Windows.
- Mund të marrësh lehtë akses në fotot, mesazhet dhe njoftimet nga telefoni në PC, dhe ofrohet edhe një funksionalitet i pasqyrimit të ekranit.
- Ky funksionalitet ofrohet përmes Link te Windows në panelin e shpejtë ose Cilësimet.

Përbashkimi i linkut
- Është rritur kapaciteti për ngarkim skedarësh.
- Tani mund të ngarkosh deri 3 GB për skedar dhe deri 5 GB në ditë.

Samsung DeX
- Tani ofrohet më shumë mbështetje për lidhjen me kompjuterin me anë të Samsung DeX.

Mediat dhe pajisjet
- Paneli SmartThings është zëvendësuar me Media dhe pajisjet.
- Media: Merr në kontroll muzikën dhe videot që po luhen në telefonin tënd si dhe në pajisje të tjera Galaxy.
- Pajisjet: Shihi dhe kontrolloji pajisjet e lidhura SmartThings drejtpërdrejt nga paneli i shpejtë.

Numri Build : G9650ZHS6CSK4
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-12-21
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-12-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU5CSJ3
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-11-05
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-10-01
· Stabiliteti i Kamera u përmirësua.
· Emoji AR u përditësua.
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHS5CSI4
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-10-09
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-09-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU5CSFC
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-07-24
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-07-01
· Stabiliteti i Kamera u përmirësua.
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHS4CSD3
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-05-14
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-04-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU3CSAB
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-05-11
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-01-01
One UI e graduar për Android Pie

One UI të sjell Android Pie, me funksionalitete të reja tërheqëse dhe me pamje e ndjesi tërësisht të re, në bazë të feedback-ut nga përdoruesit në Samsung dhe Google.
Rekomandojmë që t’i rezervosh të dhënat e rëndësishme, për t’i mbajtur të sigurta para gradimit.
Disa app-e, përfshi Kalkulatorin, Internetin Samsung, Samsung Health, Samsung Notes, Samsung Members, dhe Samsung Pay, duhen përditësuar veçan, pasi të përditësosh sistemin operativ.
Ja çfarë ka të re.

One UI
- Materialet, cilësimet dhe informacione të tjera janë ri-organizuar për të përmirësuar fokusimin tek detyra që ke në dorë.
- Elementet interaktive janë çuar në fund të ekranit, që t’i përdorësh gjithnjë me lehtësi.
- Dizajne dhe funksionalitete të reja, të tilla si Regjimi Natën, të ndihmojnë për t’i mbrojtur sytë nga lodhja.

Njoftimet
- Mund t’u përgjigjesh mesazheve drejtpërdrejt nga paneli i njoftimeve.
- Njoftimet për mesazhet përfshijnë edhe miniatura imazhesh.
- Te cilësimet e njoftimeve të çdo app-i, trokite çelësin një herë për t’i ndezur ose fikur të gjitha njoftimet në një kategori.

Tastiera Samsung
- Ofrohen emoji të reja Unicode 11.0.
- Tema e re përshtatëse e ndryshon pamjen e tastierës në bazë të ngjyrave të app-it rrethues.
- Tastiera lundruese ofrohet në të gjitha app-et, me një madhësi të re dhe cilësime të reja të tejdukshmërisë.
- Mund të cilësosh ti vetë një vonesë specifike për veprimin prek dhe mbaj.

Always On Display
- Janë shtuar stile të reja orësh, përfshi opsionin për të treguar një kalendar me orarin tënd.
- Është shtuar informacion për karikimin, që të tregon sa kohë mbetet deri në karikim të plotë.
- Mund ta shfaqësh Always On Display sa herë që ekrani është i fikur, ose mund ta cilësosh që të shfaqet për 30 sekonda kur ti të trokasësh mbi ekran.

Cilësimet
- Menytë janë riorganizuar për t’i bërë cilësimet më të lehta për t’u gjetur.

Samsung DeX
- Vazhdo ta përdorësh telefonin, kur DeX po afishohet në një monitor ose TV.
- Përdore Samsung DeX me përshtatës HDMI të mbështetur. Nuk ka nevojë për DeX Station.

Bixby
- Bixby është i gjithi i ri, me një mori përmirësimesh dhe funksionalitetesh të reja.
- Rrëshqit majtas nga ekrani kryesor i Bixby-t për të eksploruar funksionalitetet më të fundit dhe app-et e mbështetura.
- Mund ta kontrollosh tastin Bixby që nga Cilësimet, për të vendosur se çfarë ndodh kur ta shtypësh ose ta dy-shtypësh.

Telefoni
- Historia e thirrjeve mund të përfshijë deri 2000 njësi (krahasuar me 500 njësi më parë).

Kontaktet
- Menyja e re sirtar e bën më të lehtë për t’i menaxhuar kontaktet nga llogari të ndryshme.

Kamera
- Optimizuesi i skenës i përmirëson automatikisht cilësimet e ngjyrave në kamerë, për t’iu përshtatur skenës.

Galeria
- Janë shtuar te Galeria veglat e editimit të Editorit të Fotove Pro, që ti të mund t’i bësh të gjitha editimet dhe ndërhyrjet pa dalë nga app-i.

Skedarët e mi
- Është shtuar një vegël e re e analizës së magazinës, që të ndihmon të monitorosh përdorimin e magazinës dhe të kursesh vend.
- Tani mund t’i shfaqësh ose fshehësh objektet në Ekranin bazë të Skedarëve të mi.

Samsung Health
- Numri yt ditor i hapave do të tregohet te paneli i njoftimeve. Për ta fshehur, shtyp dhe mbaj njoftimin, pastaj fik Hapat e tanishëm.

Përmirësime dhe ndryshime të tjera
- Ndiz ekranin automatikisht sa herë që ta marrësh telefonin në dorë, duke përdorur funksionalitetin Merre në dorë, për ta zgjuar.
- Merr akses te Baza për fëmijët te paneli i shpejtë.
- Adezivët e thirrjeve nuk përdoren më.
- Tani mbështeten imazhet HEIF.
- Funksionet e mëposhtme u hoqën : IP call, Hap Kalendarin
- U shtua funksionalitet i ri: Pikasja e sigurisë (Wi-Fi)

Numri Build : G9650ZHS3ARL1
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2019-01-26
Niveli i patch-it të sigurisë : 2018-12-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU3ARK3
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2019-01-17
Niveli i patch-it të sigurisë : 2018-11-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : G9650ZHU3ARH4
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2018-10-18
Niveli i patch-it të sigurisë : 2018-08-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.