Një përditësim programi mund të përfshijë, por nuk kufizohet me
Për të marrë maksimumin nga pajisja, lutemi mbaje pajisjen të përditësuar dhe kontrollo rregullisht për përditësime të softuerit.

Galaxy Note8 (SM-N950F)


Numri Build : N950FXXUGDVG8
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2022-08-17
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-05-01
• GPS
Stabiliteti është përmirësuar.
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.

Numri Build : N950FXXUFDUE4
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2021-06-05
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-05-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : N950FXXUDDTH1
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2020-09-09
Niveli i patch-it të sigurisë : 2020-09-01
• Është përmirësuar stabiliteti i përgjithshëm i funksioneve.
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : N950FXXU7DSJ1
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-10-18
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-10-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : N950FXXU6DSF6
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-07-01
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-06-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : N950FXXU6DSD5
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-05-20
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-05-01
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : N950FXXU5DSB2
Versioni i Android : Pie(Android 9)
Data e daljes : 2019-02-21
Niveli i patch-it të sigurisë : 2019-02-01
One UI e graduar për Android Pie

One UI të sjell Android Pie, me funksionalitete të reja tërheqëse dhe me pamje e ndjesi tërësisht të re, në bazë të feedback-ut nga përdoruesit në Samsung dhe Google.
Rekomandojmë që t’i rezervosh të dhënat e rëndësishme, për t’i mbajtur të sigurta para gradimit.
Disa app-e, përfshi Kalkulatorin, Internetin Samsung, Samsung Health, Samsung Notes, Samsung Members, dhe Samsung Pay, duhen përditësuar veçan, pasi të përditësosh sistemin operativ.
Për të përdorur funksionin Zhbllokimi në distancë te Gjej celularin në një pajisje Android Pie, duhet procesi i rezervimit të bllokimit të ekranit me fjalëkalim (ose PIN/motiv). Prandaj sigurohu që e mban mend fjalëkalimin (ose PIN/motivin) e bllokimit të ekranit, para se të fillosh procesin e përditësimit. Po ta kesh harruar fjalëkalimin (ose PIN/motivin), resetoje para se të fillosh procesin e përditësimit.

Ja çfarë ka të re.

One UI
- Materialet, cilësimet dhe informacione të tjera janë ri-organizuar për të përmirësuar fokusimin tek detyra që ke në dorë.
- Elementet interaktive janë çuar në fund të ekranit, që t’i përdorësh gjithnjë me lehtësi.
- Dizajne dhe funksionalitete të reja, të tilla si Regjimi Natën, të ndihmojnë për t’i mbrojtur sytë nga lodhja.

Njoftimet
- Mund t’u përgjigjesh mesazheve drejtpërdrejt nga paneli i njoftimeve.
- Njoftimet për mesazhet përfshijnë edhe miniatura imazhesh.
- Te cilësimet e njoftimeve të çdo app-i, trokite çelësin një herë për t’i ndezur ose fikur të gjitha njoftimet në një kategori.

Tastiera Samsung
- Ofrohen emoji të reja Unicode 11.0.
- Tema e re përshtatëse e ndryshon pamjen e tastierës në bazë të ngjyrave të app-it rrethues.
- Tastiera lundruese ofrohet në të gjitha app-et, me një madhësi të re dhe cilësime të reja të tejdukshmërisë.
- Mund të cilësosh ti vetë një vonesë specifike për veprimin prek dhe mbaj.

Kujdesi për pajisjen (më parë Mirëmbajtja e pajisjes)
- Regjimet e rendimentit janë organizuar më mirë dhe integruar në regjimet e kursimit të energjisë.
- Paneli anësor për mirëmbajtjen e pajisjes nuk përdoret më.

Always On Display
- Janë shtuar stile të reja orësh, përfshi opsionin për të treguar një kalendar me orarin tënd.
- Është shtuar informacion për karikimin, që të tregon sa kohë mbetet deri në karikim të plotë.
- Mund ta shfaqësh Always On Display sa herë që ekrani është i fikur, ose mund ta cilësosh që të shfaqet për 30 sekonda kur ti të trokasësh mbi ekran.

Cilësimet
- Menytë janë riorganizuar për t’i bërë cilësimet më të lehta për t’u gjetur.

Samsung DeX
- Vazhdo ta përdorësh telefonin, kur DeX po afishohet në një monitor ose TV.
- Përdore Samsung DeX me përshtatës HDMI të mbështetur. Nuk ka nevojë për DeX Station.

Bixby
- Bixby është i gjithi i ri, me një mori përmirësimesh dhe funksionalitetesh të reja.
- Rrëshqit majtas nga ekrani kryesor i Bixby-t për të eksploruar funksionalitetet më të fundit dhe app-et e mbështetura.
- Mund ta kontrollosh tastin Bixby që nga Cilësimet, për të vendosur se çfarë ndodh kur ta shtypësh ose ta dy-shtypësh.

Telefoni
- Tani mund ta organizosh historinë e thirrjeve sipas thirrjeve hyrëse dhe dalëse.
- Historia e thirrjeve mund të përfshijë deri 2000 njësi (krahasuar me 500 njësi më parë).

Kontaktet
- Menyja e re sirtar e bën më të lehtë për t’i menaxhuar kontaktet nga llogari të ndryshme.

Kamera
- Optimizuesi i skenës i përmirëson automatikisht cilësimet e ngjyrave në kamerë, për t’iu përshtatur skenës.

Galeria
- Janë shtuar te Galeria veglat e editimit të Editorit të Fotove Pro, që ti të mund t’i bësh të gjitha editimet dhe ndërhyrjet pa dalë nga app-i.

Skedarët e mi
- Është shtuar një vegël e re e analizës së magazinës, që të ndihmon të monitorosh përdorimin e magazinës dhe të kursesh vend.
- Tani mund t’i shfaqësh ose fshehësh objektet në Ekranin bazë të Skedarëve të mi.

Samsung Health
- Numri yt ditor i hapave do të tregohet te paneli i njoftimeve. Për ta fshehur, shtyp dhe mbaj njoftimin, pastaj fik Hapat e tanishëm.

Përmirësime dhe ndryshime të tjera
- Ndiz ekranin automatikisht sa herë që ta marrësh telefonin në dorë, duke përdorur funksionalitetin Merre në dorë, për ta zgjuar.
- Merr akses te Baza për fëmijët te paneli i shpejtë.
- Adezivët e thirrjeve nuk përdoren më.
- Tani mbështeten imazhet HEIF.

Numri Build : N950FXXU5CRHA
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2018-09-19
Niveli i patch-it të sigurisë : 2018-09-01
· U shtua një funksion i ri i Kamera.(Emoji AR, SUPER NGADALË)
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : N950FXXU3CRF4
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2018-07-04
· Siguria e pajisjes sate u përmirësua.

Numri Build : N950FXXU3CRC1
Versioni i Android : Oreo(Android 8.0.0)
Data e daljes : 2018-03-20
Gradim i Samsung Experience 9.0 me Android Oreo

Samsung Experience 9.0 të sjell Android Oreo, me funksionalitete të reja tërheqëse nga Samsung dhe Google, të bazuara në feedback-un nga përdorues si ti.

Rekomandojmë që t’i rezervosh të dhënat e tua të rëndësishme, për t’i siguruar gjatë gradimit.
Disa app-e, përfshi Samsung Pay, Interneti Samsung, Samsung Notes dhe E-posta, duhen përditësuar individualisht para se të mund të përditësohet sistemi operativ.

Ja çfarë ka të re.

Biometrika
Për më shumë siguri, funksionalitetet që përdorin biometrikë (fytyra, shenjat e gishtit dhe iriset) ofrohen vetëm kur ti përdor një lloj të sigurt bllokimi të ekranit (motiv, PIN ose fjalëkalim). Kur ti kalon te një lloj jo i sigurt bllokimi të ekranit (Rrëshqitje ose Asnjë), autentifikimi biometrik për zhbllokim dhe verifikim në app-e si Samsung Pay dhe Samsung Pass do të pezullohet. Nëse tani po përdor biometrikë pa lloj të sigurt bllokimi të ekranit, do të mund të vazhdosh pas gradimit, por të rekomandohet kalimi te një lloj i sigurt bllokimi të ekranit.

Paneli i shpejtë
- Menaxho njoftimet për çdo app me anë të kategorive të njoftimeve (vetëm për app-et e mbështetura).
- Për njoftimet që aktualisht nuk duken, do të tregohen ikona në pjesën e poshtme të panelit të njoftimeve.

Ekrani bazë
- Prek dhe mbaj një app për të afishuar shkurtore drejt detyrave të zakonshme ose të rekomanduara brenda app-it (vetëm për app-et e mbështetura).
- Stemat e njoftimeve në ikonat e app-eve tani janë bashkëlidhur me panelin e njoftimeve. Pastroje një njoftim në një vendndodhje dhe ai do të pastrohet edhe në vendndodhjen tjetër.

Tastiera Samsung
- Shiriti i veglave ofron akses të shpejtë te funksione të dobishme.
- Tastiera GIF të lejon të dërgosh GIF-e.
- Ofrohen edhe tastiera të tjera me kontrast të lartë.

Rendimenti i sistemit
- Shërbimet në sfond janë kufizuar, për të përmirësuar rendimentin dhe jetën e baterisë.
- App-et që janë aktualisht në punë gjithnjë do të tregohen në panelin e njoftimeve.

Ekrani anësor
- Janë përmirësuar madhësia, ngjyra dhe cilësime të tjera të fontit që Paneli anësor të duket më mirë.
- Prek dhe mbaj dorezën e Panelit anësor për t’ia ndryshuar pozicionin.
- Janë shtuar edhe 3 efekte të tjera të Ndriçimit anësor dhe personalizime ngjyrash për app-et.

Ekrani i bllokimit dhe Always On Display
- Stile të reja orësh për Ekranin e bllokimit dhe Always On Display.
- Përshtat tejdukshmërinë e njoftimeve për të arritur pamjen që dëshiron.

Smart View
- Lejo që telefoni yt të errësohet kur po pasqyron te një ekran tjetër.

Samsung account
- Kontrollo cilësimet e llogarisë dhe informacionin e profilit për app-e të shumëfishta.
- Trokit mbi foton e profilit në faqen kryesore të Cilësimeve, për të marrë akses në informacionin e profilit dhe cilësimet e llogarisë.

Samsung Cloud
- Shih dhe menaxho fotot dhe shënimet që ke magazinuar vetëm në Samsung Cloud.
- Magazino çdo lloj skedari te Njësia Samsung Cloud.
- Përzgjidh objekte specifike për t’i hequr ose restauruar nga rezervimet e tua.
- Shih sa i madh është çdo rezervim dhe sa objekte përmban.

Lajmëtari Dual Samsung
- Instalo një kopje të dytë të një app-i mesazhimi, që të mund të përdorësh dy llogari njëkohësisht. Me app-et që i verifikojnë llogaritë me anë të numrave të telefonit, do të kesh nevojë për një numër specifik telefoni për çdo llogari.
- Prek dhe mbaj një app mesazhimi në ekranin Bazë ose App-et, për të instaluar llogarinë e dytë, ose shko te Cilësimet - Funksionalitete të avancuara - Lajmëtari Dual.

Gjej celularin
- Rezervo në distancë Dosjen e sigurt në Samsung Cloud, kur të ka humbur telefoni.
- Kyçe Samsung Pass me anë të Gjej celularin.

Samsung DeX
- Përdore telefonin si fushë me prekje për të kontrolluar Samsung DeX pa mi.
- Është shtuar mbështetje për disa lloj rezolucionesh (HD+/FHD/WQHD) për ta përshtatur më mirë ekranin.

Përmirësime të tjera
- Bluetooth tani mbështet kodekë audio të cilësisë së lartë, përfshi AAC dhe Sony LDAC.
- Lexuesi video përfshin opsionin përsëritje auto dhe shpejtësi 2x.
- Regjistruesi zanor ofron këshilla inteligjente për të bllokuar thirrjet gjatë regjistrimit.
- E-posta të lejon të shënjosh me flamur e-postën nga Microsoft Exchange ActiveSync.
- Një njoftim i ri i ngjitshëm nga Samsung Health të lejon të shohësh menjëherë numrin e hapave.
- Ora tani përfshin opsionet Peizazh dhe tingulli i kohëmatësit.
- Widget-i i orës dixhitale të çon drejtpërdrejt tek app-i Ora kur troket mbi të.
- Samsung Pass ka shtuar mundësinë për të menaxhuar emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet në app-e palë të treta.

Numri Build : N950FXXU2BQKG
Versioni i Android : Nougat(Android 7.1.1)
Data e daljes : 2017-12-19
· Kalendari, Galeria, Regjistruesi zanor, Përkujtesë u përditësua.
· Gabimi Samsung DeX është mënjanuar.

Numri Build : N950FXXU1AQI1
Versioni i Android : Nougat(Android 7.1.1)
Data e daljes : 2017-09-12
· Stabiliteti i Kamera u përmirësua.
· Stabiliteti i Ngarkimi pa tel u përmirësua.
· Rendimenti i përgjithshëm i pajisjes është përmirësuar.