Një përditësim programi mund të përfshijë, por nuk kufizohet me
Për të marrë maksimumin nga pajisja, lutemi mbaje pajisjen të përditësuar dhe kontrollo rregullisht për përditësime të softuerit.
Galaxy Tab S6 Lite (SM-P613)
Numri Build : P613XXS8CYE1
Versioni i Android : U(Android 14)
Data e daljes : 2025-05-27
Niveli i patch-it të sigurisë : 2025-05-01
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXS7CXJ1
Versioni i Android : U(Android 14)
Data e daljes : 2024-11-12
Niveli i patch-it të sigurisë : 2024-11-01
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXU6CXE9
Versioni i Android : U(Android 14)
Data e daljes : 2024-07-16
Niveli i patch-it të sigurisë : 2024-05-01
Përmirësimi i One UI 6.1
Personalizoni Galaxy tuaj
Veçori të reja të modifikimit të sfondit
Dekorojeni sfondin tuaj sipas dëshirës tuaj. Kur zgjidhni një imazh për ta përdorur si sfondin tuaj, tani mund të përdorni korniza dhe efekte.
Personalizoni sinjalizimet e alarmeve
Përdorni një imazh, video ose emoji AR për të krijuar ekranet tuaja të personalizuara të sinjalizimeve për çdo alarm. Madje mund të ndryshoni paraqitjen e vendit ku shfaqet informacioni i alarmit në ekran.
Më shumë imazhe për të personalizuar kalendarin tuaj
Tani mund të shtoni deri në 2 imazhe për çdo datë në kalendarin tuaj. Imazhet për ngjarjet shfaqen tani pranë emrit të ngjarjes në pamjen e muajit.
Cilësime të rinovuara të kalendarit
Cilësimet e kalendarit janë riorganizuar për të qenë më intuitive. Gjithashtu mund t’i vendosni ngjyrat dhe imazhet e sfondit për sinjalizimet e kalendarit me ekran të plotë.
Personalizoni sinjalizimet e përkujtesës
Krijoni sfondin e duhur për secilin nga përkujtuesit. Tani mund të vendosni ngjyrat dhe imazhet e sfondit për sinjalizimet e përkujtesës me ekran të plotë.
Bëni më shumë me kategoritë e shënimeve
Tani mund të zgjidhni një imazh të vogël përfaqësues për secilën kategori shënimesh. Gjithashtu mund t’i vendosni kategoritë që përdorni shpesh në krye të listës së kategorive.
Aktivizoni ose çaktivizoni modalitetet nga ekrani Bazë
Aktivizoni dhe çaktivizoni modalitetet më shpejt se më parë. Widget-i i ri i Regjimit ju lejon të shtoni modalitete drejtpërdrejt në ekranin Bazë.
Riorganizoni regjimet tuaja
Tani mund të ndryshoni renditjen e regjimeve në skedën Regjime te Regjimet dhe Rutinat.
Kushte të reja të rutinës
Tani mund të nisni një rutinë kur fillon të bjerë një alarm sipas zgjedhjes suaj ose kur Smart View lidhet ose shkëputet.
Lidhuni dhe shkëmbeni
Ndani me më shumë pajisje
Quick Share është bashkuar me Nearby Share të Google. Përveç pajisjeve Galaxy, tani mund të ndani me pajisje të tjera Android edhe pa një lidhje të internetit.
Sinkronizoni grupet e skedave të internetit me pajisje të tjera
Vazhdoni me lehtësi seancën tuaj të fundit të shfletimit pavarësisht se cilën pajisje po përdornit. Grupet e skedave që krijoni në një pajisje do të shfaqen në Interneti Samsung në pajisjet e tjera Galaxy të lidhura me Samsung account tuaj.
Edhe më shumë përmirësime
Akses më i lehtë tek efektet e thirrjes Video
Efektet e thirrjes Video do të shfaqen tani në panelin e shpejtë gjatë thirrjeve video, që të mund të kontrolloni lehtësisht se si ju shohin të tjerët. Mund të cilësoni një ngjyrë ose imazh sfondi.
Më shumë informacion nё widget-in Moti
Widget-i i motit do t’ju njoftojë kur parashikohen stuhi të forta, reshje bore ose reshje të tjera në zonën tuaj.
Akses zanor pa u larguar nga tastiera
Tastiera tani mbetet e dukshme gjatë akses zanor , që të mund të kaloni lehtësisht te shkrimi sa herë të keni nevojë. Prekni butonin e mikrofonit në fund të ekranit për të aksesuar tekstin duke përdorur zërin në çfarëdo kohe kur përdorni tastierën.
Hapni të gjitha app-et e minimizuara me një herë
Një buton i ri ju lejon të rihapni të gjitha app-et e minimizuara me një herë kur keni minimizuar më shumë se një dritare me njoftim kërcyes.
Sugjerimet e kërkimit të Google
Kur kërkoni duke përdorur, do të merrni gjithashtu kërkime të sugjeruara në internet nga Google.
Më shumë mënyra për të mbrojtur baterinë tuaj
Zgjidhni nga 3 opsione të ndryshme mbrojtjeje për të ndihmuar me kohëzgjatjen e baterisë tuaj. Mbrojtja bazë e mban karikimin tuaj midis 95% dhe 100%. Mbrojtja përshtatëse ndalon karikimin kur jeni në gjumë dhe e përfundon karikimin pak para se të zgjoheni. Gjithashtu mund të zgjidhni të kufizoni karikimin maksimal në 80% për mbrojtje maksimale.
Kërkimi i përmirësuar i Galerisë
Ekrani i kërkimit është rikrijuar për ta bërë më të lehtë për t’u përdorur. Rezultatet tani kategorizohen sipas llojit, si p.sh. njerëz, vende, albume ose histori.
Ndryshoni shpejtësinë e luajtjes
Më shumë video tani lejojnë ndryshimin e shpejtësisë së luajtjes kur bëni montazh të një videoje në Galeri. Mund ta bëni videon tuaj të luajë më shpejt ose më ngadalë në një pjesë të caktuar që zgjidhni ose për të gjithë videon.
Bëni montazh të videove në pajisje të ndryshme
Tani mund të vazhdoni montazhet tuaja në telefon, tabletë ose kompjuter. Kalojini projektet tuaja të Studios në një skedar që mund të hapet në pajisjet e tjera Galaxy.
Numri Build : P613XXS5CXB1
Versioni i Android : U(Android 14)
Data e daljes : 2024-02-29
Niveli i patch-it të sigurisë : 2024-02-01
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXU4CWL1
Versioni i Android : U(Android 14)
Data e daljes : 2024-01-16
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-11-01
Gradim One UI 6.0 (Android 14)
Paneli i shpejtë
Ndёrfaqe e re e butonave
Paneli i ri ka njё ndёrfaqe tё re qё e bёn mё tё lehtё tё aksesoni funksionalitetet qё pёrdorni mё shumё. Wi-Fi dhe Bluetooth tani kanё butonёt e pёrkushtuar tё tyre nё krye tё ekranit, ndёrsa funksionalitetet vizuale si Regjimi i errёt dhe Mbrojtёsja e syve janё zhvendosur nё fund. Butonё tё tjerё tё cilёsimeve tё shpejta shfaqen nё njё pjesё tё personalizueshme nё mes.
Aksesoni menjёherё panelin e shpejtё tё plotё
Sipas paracaktimit, shfaqet njё panel i shpejtё kompakt me njoftimet kur rrёshqisni poshtё nga pjesa e sipёrme e ekranit. Rrёshqitja poshtё pёrsёri fsheh njoftimet dhe tregon panelin e shpejtё tё zgjeruar. Nёse ndizni aksesin e menjёherёshёm tek Cilёsimet e shpejta, mund tё shihni panelin e shpejtё tё zgjeruar duke rrёshqitur vetёm njё herё nga ana e djathtё tё krye tё ekranit. Rrёshqitja poshtё nga ana e majtё tregon njoftimet.
Aksesoni menjёherё komandimin e ndriçimit
Shiriti i kontrollit tё ndriçimit tani shfaqet sipas paracaktimit nё panelin e shpejtё kompakt kur rrёshqisni poshtё njё herё nga kreu i ekranit pёr rregullime mё tё shpejta dhe mё tё lehta tё ndriçimit.
Ekran i pёrmirёsuar i shfaqjes sё kopertinёs
Ndёrsa dёgjoni muzikё ose shikoni video, kopertina do tё mbulojё tё gjithё kontrolluesin e mediave nё panelin e njoftimeve nёse app-i qё pёrdor muzikёn ose videon ofron kopertinёn.
Ndёrfaqje e pёrmirёsuar pёr njoftimet
Secili njoftim tani shfaqet si njё kartё e veçantё, duke e bёrё mё tё lehtё njohjen e njoftimeve individuale.
Ikona mё tё gjalla tё njoftimeve
Mund tё pёrdorni tё njёjtat ikona me ngjyra tё plota qё pёrdoren pёr secilin app nё Ekranin bazё dhe tё App-eve. Mund t’a ndizni kёtё te Cilёsimet.
Renditni njoftimet sipas kohёs
Tani mund tё ndryshoni cilёsimet e njoftimeve tuaja pёr tё renditur sipas kohёs nё vend tё pёrparёsisё nё mёnyrё qё njoftimet tuaja mё tё reja janё gjithnjё nё krye.
Ekrani bll.
Ripoziciononi orёn tuaj
Tani keni mё shumё liri tё lёvizni orёn tuaj nё pozicionin qё zgjidhni nё Ekranin e bllokimit.
Ekrani bazë
Etiketa tё thjeshtuara tё ikonave
Etiketat e ikonave tё app-eve tani janё tё kufizuara nё njё linjё tё vetme pёr njё pamje mё tё pastёr dhe mё tё thjeshtё. "Galaxy" dhe "Samsung" janё hequr nga disa prej emrave tё app-eve pёr t’i bёrё mё tё shkurtёr dhe mё tё lehtё pёr t’u skanuar.
Tёrhiqni dhe vendosni me 2 duar
Filloni tё tёrhiqni ikonat e app-eve ose widget-et nё Ekranin bazё tuaj me njё dorё, pastaj pёrdorni dorёn tuaj tjetёr pёr tё kaluar nё ekranin ku dёshironi t’i vendosni.
Kryerja e shumë detyrave në të njëjtën kohë
Mbajini tё hapura dritaret e njoftimit kёrcyes
Nё vend qё tё minimizoni dritaret e njoftimit kёrcyes kur shkoni te ekrani Sё fundi, njoftimet kёrcyese tani do tё mbeten hapur pasi largoheni nga ekrani Sё fundi, nё mёnyrё qё tё mund tё vazhdoni atё mё tё cilёn po punonit.
Samsung DeX
Njihuni me DeX tё ri
Samsung DeX i ri ju lejon tё kaoni ndёrmjet regjimit DeX dhe regjimit tabletё me tё njёjtёn Strukturё tё ekranit bazё. Tё gjitha app-et, widget-et dhe ikonat tuaja janё tё disponueshme nё DeX. Gjithashtu mund t’a pёrdorni DeX nё tё dyja orientimet e peisazhit dhe tё portretit nёse Rrotullimi automatik ёshtё ndezur pёr tabletёn tuaj.
Link te Windows
Tani i disponueshёm nё tableta
Lidhni tabletёn tuaj me kompjuterin tuaj Windows pёr tё kontrolluar njoftimet dhe pёr tё pёrdorur app-et nga tableta juaj nё kompjuterin tuaj, pёr tё transferuar skedarё ndёrmjet pajisjeve tuaja dhe mё tej.
Tastiera Samsung
Dizajn i ri i emoji-ve
Emoji qё shfaqen nё mesazhet tuaja, postimet nё mediat sociale dhe gjetkё nё tabletёn tuaj janё pёrditёsuar me njё dizajn tё ri tё freskёt.
Ndarje përmbajtjesh
Shikime paraprake tё fotove
Kur bashkёndani foto nga çdo app, imazhe paraprake do tё shfaqen nё krye tё panelit Bashkёndarja pёr t’ju dhёnё njё shans tjetёr pёr tё rishikuar fotot pёrpara sesa t’i bashkёndani ato.
Moti
Widget i ri Moti
Widget-i i informacionit tё Motit jep mё shumё informacion rreth kushteve tё motit tuaj vendor. Mund tё shihni kur parashikohen stuhi tё ashpra, dёborё, shi dhe ngjarje tё tjera.
Mё shumё informacion nё app-in Moti
Informacion rreth rёnies sё dёborёs, fazave dhe kohёrave tё hёnёs, presionit atmosferik, largёsisё sё shikueshmёrisё, pikёs sё vesёs dhe drejtimit tё erёs ёshtё tani nё dispozicion nё app-in Moti.
Shikim i hartёs bashkёvepruese
Rrёshqisni pёr tё kaluar pёrmes hartёs dhe takoni njё vendndodhje pёr tё parё kushtet e motit vendor. Harta mund t’ju ndihmojё tё gjeni informacionin e motit edhe nёse nuk e dini emrin e qytetit.
Ilustrime tё pёrmirёsuara
Ilustrime nё widget-in dhe app-in Moti janё pёrmirёsuar pёr tё dhёnё informacion mё tё mirё rreth kushteve tё motit tё tanishёm. Ngjyrat e sfondit gjithashtu ndryshojnё nё varёsi tё kohёs sё ditёs.
Kamera
Dizajn i thjeshtё dhe intuitiv
Ndёrfaqja e pёrgjithshme e app-it tё Kamerёs ёshtё thjeshtuar. Butonat e cilёsimeve tё shpejta nё ekranin e para-afishimit janё ridizenjuar pёr tё qёnё mё tё lehtё pёr t’u kuptuar.
Widget-et e personalizuar tё kamerёs
Mund tё shtoni widget-et tё personalizuar tё kamerёs nё Ekranin bazё tuaj. Mund tё cilёsoni secilin widget qё tё fillojё nё njё regjim tё caktuar tё regjistrimit dhe tё ruajё fotografitё nё njё album qё zgjidhni.
Mё shumё opsione tё rradhitjes pёr filigranё
Tani mund tё zgjidhni nёse filigrana shfaqet nё krye ose nё fund tё fotografive tuaja.
Skanoni dokumenta lehtёsisht
Funksionaliteti Skanim dokumenti ёshtё ndarё nga Optimizuesi i skenёs, nё mёnyrё qё tё mund tё skanoni dokumenta edhe nёse Optimizuesi i skenёs ёshtё fikur. Skanimi automatik i ri ju lejon tё skanoni dokumenta automatikisht kurdo qё bёni njё fotografi tё njё dokumenti. Pasi njё dokument ёshtё skanuar, do tё çoheni tek ekrani i redaktimit ku mund tё rrotulloni dokumentin tuaj pёr t’a rradhitur nё mёnyrёn qё dёshironi.
Opsione mё tё lehta tё madhёsisё sё videos
Njё njoftim kёrcyes shfaqet tani kur takoni butonin e madhёsisё sё videos, duke e bёrё mё tё lehtё tё shihni tё gjitha opsionet dhe tё zgjidhni ata qё duhen.
Mbajini fotot tuaja tё niveluara
Kur ndizen vijat e rrjetёs nё cilёsimet e Kamerёs, njё vijё e nivelit tani shfaqet nё mes tё ekranit ndёrsa pёrdorni kamerёn e pasme nё tё gjitha regjimet, pёrveç Panorama. Vija do tё lёvizё pёr tё treguar nёse foto juaj ёshtё e niveluar me tokёn.
Fikni rrёshqitjen lart/poshtё pёr tё ndёrruar kamerat
Rrёshqitja lart ose poshtё pёr tё kaluar ndёrmjet kamerёs sё pёrparme dhe tё pasme tani ёshtё opsionale. Nёse jeni tё shqetёsuar rreth rrёshqitjeve aksidentale, mund t’a fikni kёtё te Cilёsimet.
Zbatoni efekte më lehtësisht
Efekte të filtrimit dhe fytyrёs tani përdorin një disk në vend të një rrëshqitësi duke e bërë më të lehtë të bëni rregullime precize me vetëm një dorë.
Galeria
Redaktime tё shpejta nё pamjen e detajeve
Ndёrsa shihni njё foto, rrёshqitni nga pjesa e poshtme e ekranit pёr tё shkuar tek pamje e detajeve. Ekrani tani jep akses tё shpejtё te funksionalitetet e efekteve dhe redaktimit qё mund t’i pёrdorni menjёherё.
Tёrhiqni dhe vendosni me 2 duar
Prekni dhe mbani fotot dhe videot me njё dorё, pastaj pёrdorni dorёn tuaj tjetёr pёr tё kaluar te albumi ku dёshironi t’i vendosni.
Pamje e pёrmirёsuar e historisё
Ndёrsa shihni njё histori, shfaqet njё pamje e vogёl kur rrёshqisni nga pjesa e poshtme e ekranit. Nё pamjen e vogёl, mund tё shtoni ose hiqni fotot dhe videot nga historia juaj.
Editori Foto
Ndёrfaqe e pёrmirёsuar
Menyja e re Veglat e bёn mё tё lehtё tё gjeni funksionalitetet e redaktimit qё ju nevojiten. Opsionet Drejtimi dhe Perspektiva janё kombinuar nё menynё Transformimi.
Rregulloni zbukurimet pas ruajtjes
Tani mund tё bёni ndryshime te vizatimet, adezivёt dhe tekstin qё keni shtuar nё njё foto edhe pas ruajtjes.
Zhbёni dhe ribёni
Mos u shqetёsoni pёr bёrjen e gabimeve. Tani mund tё zhbёni dhe ribёni lehtёsisht transformime, filtra dhe tone.
Vizatoni nё adezivёt e personalizuar
Kur krijoni adezivё tё personalizuar, tani mund tё pёrdorni veglat e vizatimit pёr t’i bёrё adezivёt tuaj edhe mё personalё dhe unikё.
Sfonde dhe stile tё reja tё tekstit
Kur shtoni tekst nё njё foto, mund tё zgjidhni nga disa sfonde dhe stile tё reja pёr t’ju ndihmuar qё tё merrni pamjen e pёrsosur.
Studio (Editori Video)
Montazh mё i fuqishёm i videove
Studio ёshtё njё montazh i videove i ri i bazuar te projekti, duke lejuar montazh mё kompleks dhe tё fuqishёm. Mund tё aksesoni Studio nga menyja Sirtari te Galeria ose tё shtoni njё ikonё nё Ekranin bazё tuaj pёr akses mё tё shpejtё.
Ndёrfaqja e vijёs kohore
Studio ju lejon tё shihni tё gjithё projektin tuaj tё plotё si njё vijё kohore qё pёrmban videoklipe tё shumtё. Struktura me shumё shtresa ju lejon tё shtoni videoklipe, adezivё, titra e objekte tё tjera dhe tё rregulloni pozicionin dhe gjatёsinё e tyre lehtёsisht.
Ruani dhe redaktoni projektet
Gjithashtu mund tё ruani projektet e papёrfunduara tё filmave pёr tё vazhduar redaktimin e tyre mё vonё.
Lexuesi video
Ndёrfaqe e pёrmirёsuar
Kontrollet e lexuesit tё videos tani janё mё tё thjeshta se kurrё. Butonat me funksione tё ngjashme janё grupuar sё bashku dhe butoni Play ёshtё zhvendosur nё qendёr tё ekranit.
Kontrolle tё pёrmirёsuara tё shpejtёsisё sё shikimit
Zgjidhni ndёrmjet disa shpejtёsive tё shikimit tё videos ndёrmjet 0.25 herё dhe 2.0 herё. Kontrollet e shpejtёsisё tani janё mё tё lehta pёr t’u aksesuar me butona tё pёrkushtuar nё vend tё njё rrёshqitёsi.
Kalendari
Orari juaj me njё shikim
Pamja e re e orarit jep ngjarjet, detyrat dhe pёrkujtesat tuaja tё ardhshme tё gjitha nё rendin kronologjik.
Shihni pёrkujtesat tuaja te Kalendari
Tani mund tё shihni dhe tё shtoni pёrkujtesa nё app-in Kalendari pa hapur app-in Pёrkujtesa.
Lёvizni ngjarjet me 2 duar
Nё pamjen Dita ose Java, prekni dhe mbani ngjarjen qё dёshironi tё lёvizni me njё dorё, pastaj pёrdorni dorёn tuaj tjetёr pёr tё kaluar te dita ku dёshironi ta lёvizni.
Përkujtesë
Pamje e pёrmirёsuar e listёs sё pёrkujtesave
Pamja e listёs kryesore ёshtё rikrijuar. Mund tё menaxhoni kategoritё nё krye tё ekranit. Nёn kategoritё, pёrkujtesat tuaja do tё tregohen tё organizuara sipas datёs. Ndёrfaqja pёr pёrkujtesat qё pёrmbajnё imazhe dhe lidhje tё internetit gjithashtu ёshtё pёrmirёsuar.
Opsione tё tjera pёr krijimin e pёrkujtesave
Kur bashkёndani pёrmbajtje nё app-in Pёrkujtesa, do tё merrni opsione tё plota tё redaktimit pёrpara sesa tё krijohet pёrkujtesa juaj. Gjithashtu mund tё bёni foto duke pёrdorur kamerёn kur krijoni njё pёrkujtesё.
Krijoni pёrkujtesa gjithё ditёn
Tani mund tё krijoni pёrkujtesa pёr njё ditё tё tёrё dhe tё personalizoni kohёn kur dёshironi tё njoftoheni pёr to.
Interneti Samsung
Dёgjoni video nё sfond
Vazhdoni tё dёgjoni tingullin e videos edhe nёse largoheni nga skeda e tanishme ose largoheni nga app-i i Internetit.
Pamje e pёrmirёsuar e listёs sё skedave pёr ekranё tё mёdhenj
Ndёrsa pёrdorni Internetin nё njё ekran tё madh, si njё tabletё nё shikimin e peisazhit ose Samsung DeX, pamja e listёs sё skedave do tё shfaqet nё 2 kolona, nё mёnyrё qё tё mund tё shihni mё shumё informacion nё ekran nё tё njёjtёn kohё.
Lёvizni kujtesoret dhe skedat me 2 duar
Prekni dhe mbani kujtesoren ose skedёn qё dёshironi tё lёvizni me njё dorё, pastaj pёrdorni dorёn tuaj tjetёr pёr tё kaluar te dosja e kujtesores ose grupi i skedave ku dёshironi t’a lёvizni.
Përzgjedhja inteligjente
Ndryshoni madhёsinё dhe nxirrni tekst nga pёrmbajtja e ngulitur
Kur ngulitni njё imazh nё ekran, tani mund t’i ndryshoni madhёsinё ose tё nxirrni tekst nga ai.
Pamje e zmadhuar
Kur zgjidhni njё zonё tё ekranit, do tё shfaqet njё pamje e zmadhuar, nё mёnyrё qё tё mund tё filloni dhe tё pёrfundoni zgjedhjen tuaj nё vendin e pёrsosur.
Regjimet dhe Rutinat
Ndryshoni paraqitjen e Ekranit tё bllokimit tuaj
Konfiguroni Ekranё tё bllokimit tё ndryshёm me sfondin dhe stilin e orёs tё tyre kur i jepni makinёs, punoni, bёni ushtrime dhe mё tej. Provoni njё sfond tё errёt pёr Regjimin gjumё ose njё sfond qetёsues pёr regjimin Shlodhja. Kur ndryshoni Ekranin e bllokimit pёr njё modalitet, do tё shihni atё sfond kurdoherё qё ёshtё ndezur ai regjim.
Kushte tё reja
Tani mund tё filloni njё rutinё kur njё app ёshtё duke pёrdorur media.
Veprime tё reja
Rutinat tuaja tani mund tё bёjnё mё shumё sesa edhe mё parё, si ndryshimin e cilёsimeve tё Tastierёs Samsung tuaj.
Gjetësi
Veprime tё shpejta pёr app-e
Kur njё app shfaqet nё rezultatet tuaja tё kёrkimit, mund tё prekni dhe tё mbani app-in pёr tё marrё akses tё shpejtё ndaj veprimeve qё mund tё kryeni duke pёrdorur app-in. Pёr shembull, nёse kёrkoni app-in Kalendari, do tё shfaqen butonat pёr shtimin e njё ngjarje ose kёrkimin e kalendarit tuaj. Veprimet e app-it do tё shfaqen gjithashtu nё rezultatet e kёrkimit mё vete nёse kёrkoni pёr emrin e veprimit nё vend tё app-it.
Skedarët e mi
Çlironi hapёsirё tё ruajtjes
Karta tё rekomandimit do tё shfaqen pёr t’ju ndihmuar tё çlironi hapёsirё tё ruajtjes. Skedarёt e mi do tё rekomandojё fshirjen e skedarёve tё panevojshёm, do t’ju japё kёshilla pёr konfigurmin e ruajtjes nё re dhe gjithashtu do t’ju informojё se cilёt app-e nё tabletёn tuaj janё duke pёrdorur hapёsirёn e ruajtjes mё tё madhe.
Integrimi i Koshi i mbeturinave me Galeria dhe Regjistrime zanore
Funksionalitetet Skedarёt e mi, Galeria dhe Regjistrime Zanore Koshi i mbeturinave janё kombinuar nё njё. Kur hapi Koshi i mbeturinave nё Skedarёt e mi, do tё jeni nё gjendje tё shihni skedarё, foto, video dhe regjistrime zanore qё keni hequr tё gjitha, bashkё me opsione pёr restaurimin ose heqjen e pёrhershme.
Kopjoni skedarё me 2 duar
Prekni dhe mbani skedarin qё dёshironi tё kopjoni me njё dorё, pastaj pёrdorni dorёn tuaj tjetёr pёr tё kaluar tek dosja ku dёshironi t’a kopjoni atё.
Cilësimet
Regjim mё i zgjuar i aeroplanit
Nёse ndizni Wi-Fi ose Bluetooth ndёrsa regjimi Aeroplani ёshtё ndezur, tableta juaj do t’a mbajё mend. Herёt tjetёr qё pёrdorni regjimin Aeroplani, Wi-Fi ose Bluetooth do tё mbetet ndezur nё vend qё tё fiket.
Akses mё i lehtё nё cilёsimet e baterive
Cilёsimet e baterive tani kanё menynё e tyre tё cilёsimeve tё nivelit tё sipёrm, nё mёnyrё qё tё mund tё kontrolloni lehtёsisht pёrdorimin e baterisё tuaj dhe tё menaxhoni cilёsimet e baterisё.
Bllokoni kёrcёnime tё sigurisё
Merrni njё nivel shtesё tё mbrojtjes pёr app-et dhe tё dhёnat tuaja. Bllokuesi auto parandalon app-et e panjohur qё tё instalohen, kontrollon pёr maluer dhe bllokon komanda tё kёqija qё tё dёrgohen te tableta juaj duke pёrdorur njё kabёll USB
Aksesibiliteti
Pёrmirёsimet e shikimit mё tё lehta pёr t’u gjetur
Menytё e ndihmёs sё Folur dhe Pёrmirёsime tё dukshmёrisё janё kombinuar nё njё meny tё Pёrmirёsimit tё shikimit pёr akses mё tё shpejtё, mё tё thjeshtё.
Opsione tё reja tё zmadhimit
Personalizoni sesi shfaqet dritarja e zmadhimit tuaj. Mund tё zgjidhni ekran tё plotё, ekran tё pjesshёm ose tё lejoni kalimin ndёrmjet tё dyve.
Personalizoni trashёsinё e kursorit
Tani mund tё rrisni trashёsinё e kursorit qё shfaqet ndёrsa redaktoni tekst, nё mёnyrё qё tё jetё mё e lehtё pёr t’u parё.
Mёsoni mё shumё rreth mundёsisё sё hyrjes
Njё lidhje nё faqen nё internet tё Samsung Mundёsi hyrje ёshtё shtuar nё cilёsimet e mundёsisё sё hyrjes nё mёnyrё qё tё mund tё mёsoni mё shumё rreth funksionalitetit tё mundёsisё sё hyrjes dhe pёrpjekjeve tona pёr t’i bёrё produktet tona tё aksesueshme pёr kёdo.
Mirëq. Digjitale
Ndёrfaqe e pёrmirёsuar
Ekrani kryesor i Mirёqёnies dixhitale ёshtё ridizenjuar, duke e bёrё mё tё lehtё tё gjeni informacionin qё ju nevojitet.
Mё shumё pёrmbajtje nё raportin javor tuaj
Raporti javor juaj i pёrdorimit tani ju informon rreth modeleve tё pazakonta tё pёrdorimit, kohёve tё pёrdorimit tuaj mё tё lartё dhe sesi balanconi kohёn tuaj pёrpara ekranit.
Numri Build : P613XXS4BWI1
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2023-10-23
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-10-01
• Siguria e pajisjes sate u përmirësua.
Numri Build : P613XXU4BWH3
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2023-09-12
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-07-01
Përditësimi i One UI 5.1.1
Kryerja e shumë detyrave në të njëjtën kohë
Shikime paraprake më të mira në ekranin Së fundi
Ekrani Së fundi tani tregon app-e siç do të shfaqen pasi i hapni. Mund të shihni lehtësisht nëse një app është hapur në ekranin e ndarë, ekranin e plotë ose si një njoftim kërcyes.
Kaloni lehtësisht nga shikimi i njoftimit kërcyes në ekranin e ndarë
Shtypni dhe mbani dorezën në pjesën e sipërme të njoftimit kërcyes, pastaj tërhiqeni app-in në anën e ekranit ku dëshironi që të shfaqet.
Restauroni njoftimin kërcyes të vendosur në skajin e ekranit
Tërhiqni një app në shikimin e njoftimit kërcyes në skajin e ekranit për ta vendosur në skaj dhe për ta mbajtur larg. Kur ju nevojitet përsëri, takoni kudo në njoftimin kërcyes për ta kthyer përsëri në vendndodhjen e mëparshme të tij.
Kontrolloni app-et e minimizuara me S Pen
Mbani S Pen tuaj mbi një imazhi të vogël pluskues të app-it për të parë një shikim paraprak sesi do të shfaqet app-i kur e hapni atë.
Shiriti i detyrave
App-et më të fundit
Tani mund të zgjidhni sesa app-e të përdorur së fundmi të shfaqni në shiritin e detyrave (deri në 4).
Quick Share
Bashkëndaj skedarë privatisht
Mbroni përmbajtjen private kur e bashkëndani. Mund të cilësoni data të skadimit për skedarët që dërgoni, të anuloni bashkëndarjen në çdo kohë dhe të parandaloni marrësit nga ruajtja ose ribashkëndarja.
Kamera dhe Galeria
Më shumë stile të datës dhe kohës për filigranë
Personalizoni datën dhe kohën veçmas me më shumë opsione të stilit për të marrë pamjen e përsosur për filigranët tuaj.
Zbatoni efekte më lehtësisht
Efekte të filtrimit dhe tonit te Galeria tani përdorin një disk në vend të një rrëshqitësi duke e bërë më të lehtë të bëni rregullime precize me vetëm një dorë.
Efekte të kopjimit dhe ngjitjes
Tani mund të kopjoni dhe ngjitni filtra dhe tone nga një fotografi që i keni bërë montazh te një tjetër.
Ndryshime shtesë
Tërhiqni dhe vendosni me dy duar
Filloni të tërhiqni skedarë, imazhe të vogla të app-eve ose elementë të tjerë me një dorë, pastaj përdorni dorën tjetër tuaj për të naviguar te dosja ose vendndodhja ku dëshironi t’i vendosni. Mund të përdoret te Skedarët e mi dhe Ekrani bazë.
Mbani hapësirë të magazinimit të disponueshme
Kur hapësira në magazinën e brendshme tuaj është duke u pakësuar, do të shfaqet informacion i cache të app-it kur analizoni magazinën në Skedarët e mi. Pastrimi i cache të app-eve mund t’ju ndihmojë të çlironi hapësirë pa fshirë skedarët ose app-et.
Menaxhim i memories i përmirësuar në Kujdesi për pajisjen
Jepet më shumë informacion për app-et që përdorin memorie në telefonin tuaj, duke ju dhënë opsionin për t’i pezulluar app-et nëse përdoret shumë memorie.
Ndryshoni regjimin tuaj nga Ekrani i bllokimit
Ndryshoni ndërmjet Regjimi gjumë, Regjimi Ngarja e makinës dhe regjime të tjera direkt nga Ekrani i bllokimit.
Personalizoni ndërfaqen tuaj në Interneti Samsung
Tani mund të bëni që shiriti i detyrave të shfaqet në pjesën e poshtme të ekranit. Kur e bëni këtë, shiriti i kartelave dhe shiriti i kujtesoreve gjithashtu do të shfaqen në pjesën e poshtme.
Numri Build : P613XXS4BWG7
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2023-08-17
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-07-01
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXS3BWE3
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2023-05-23
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-05-01
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXU2BWD1
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2023-04-12
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-02-01
• Qёndrueshmёri dhe besueshmёri
Veprimtaria e pajisjes ёshtё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXU2BWC2
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2023-03-23
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-02-01
Pёrditёsimi i One UI 5,1
One UI 5,1 e çon tabletën tuaj në nivelin e ardhshëm me funksionalitete të reja të Galerisë si dhe përmirësime të produktivitetit e personalizimit.
Galeria
Kёrkim mё i fuqishёm
Tani mund tё kёrkoni nё Galerinё tuaj pёr mё shumё se njё person ose subjekt nё tё njёjtёn kohё. Madje mund tё kёrkoni njerёz pa i etikesuar emrat e tyre, thjesht duke trokitur fytyrat e tyre.
Shfaqje e informacionit e rindёrtuar
Kur rrёshqisni lart ndёrsa shikoni njё fotografi ose video nё Galerinё tuaj, mund tё shihni kur dhe ku u bё fotografia, cila pajisje e bёri fotografinё, ku ruhet fotografia dhe mё shumё. Tani me njё plan mё tё thjeshtё.
Kryerja e shumë detyrave në të njëjtën kohë
Minimizoni ose kaloni tek ekrani i plotё lehtёsisht
Tani mund tё minimizoni ose maksimizoni njё dritare tё app-it pa shkuar tek menyja e opsioneve. Thjesht tёrhiqni njё prej cepave.
Aksesoni app-et tuaja mё tё pёrdorur nё ekranin e ndarё
Kur filloni njё shikim me ekran tё ndarё, app-et qё pёrdorni mё shpesh do tё shfaqen nёn app-et tuaja tё pёrdorur sё fundmi pёr t’ju ndihmuar qё tё gjeni app-et qё ju nevojiten mё shpejt.
Kryejra e shumё detyrave nё tё njёjtёn kohё e pёrmirёsuar nё DeX
Nё pamjen me ekran tё ndarё, tani mund tё tёrhiqni ndarёsin nё qendёr tё ekranit pёr tё ndryshuar madhёsinё e tё dyja dritareve. Tani gjithashtu mund tё vendosni njё dritare tek njё nga cepat pёr t’a bёrё tё mbushё njё çerek tё ekranit.
Regjimet dhe Rutinat
Ndryshoni letrat e murit bazuar nё gjendjen tuaj shpirtёrore
Vendosni njё letёr tё murit sfond tё ndryshme bazuar nё veprimtarinё tuaj tё tanishme. Zgjidhni njё letёr tё murit pёr punё, njё pёr stёrvitje dhe mё shumё.
Mё shumё veprime pёr rutina
Veprime të reja ju lejonë të komandoni Quick Share dhe Ndjeshmëria në prekje ose të ndryshoni stilin e gërmave tuaja.
Moti
Aksesi i shpejtё tek informacioni i dobishёm
Kontrolloni sinjalizime tё motit tё keq, pёrmbledhje tё pёrditshme tё motit dhe orёt e lindjes/perёndimit tё diellit sipёr nё app-in Moti. Grafiku i temperaturёs tani pёrdor ngjyra pёr tё treguar sesi ndryshon temperatura pёrgjatё ditёs.
Grafik i reshjeve çdo orё
Njё grafik i reshjeve çdo orё tani tregon se sa reshje kanё rёnё nё kohё tё ndryshme tё ditёs.
Pёrmbledhje nё widget-in Moti
Njё pёrmbledhje e shkurtёr e kushteve tё tanishme tё motit tani shfaqet nё widget-in e motit pёr t’ju treguar nёse ёshtё mot me diel, me re, shi ose dёborё.
Interneti Samsung
Vazhdoni shfletimin nё njё pajisje tjetёr
Nёse jeni duke shfletuar internetin nё njё telefon ose tabletё Galaxy dhe mё vonё hapni app-in e Internetit nё njё pajisje Galaxy tjetёr tё lidhur me tё njёjtёn Samsung account, do tё shfaqet njё buton qё ju lejon tё hapni faqen e fundit tё internetit qё po shikonit nё pajisjen tjetёr.
Kёrkim i pёrmirёsuar
Kёrkimet tuaja tani pёrfshijnё emrat e dosjeve tё kujtesoreve dhe grupet e skedave. Logjika e pёrmirёsuar e kёrkimit ju lejon tё gjeni atё qё po kёrkoni edhe nёse diçka nuk ёshtё shkruar saktё.
Ndryshime shtesë
Kontrolloni nivelin e baterisё tё pajisjeve tuaja
Widget-i i ri i Baterisë ju lejon të kontrolloni nivelin e baterisë të pajisjeve tuaja direkt nga Ekrani Bbazë juaj. Mund të shihni sa bateri ka mbetur në tabletën tuaj, Galaxy Buds dhe pajisjet e mbështetura të tjera.
Sugjerime për Cilësimet
Kur lidheni me Samsung account tuaj, do tё shfaqen sugjerime sipёr nё ekranin Cilёsimet pёr t’ju ndihmuar tё bashkёndani, lidheni dhe tё pёrmirёsoni pёrvojёn tuaj anembanё pajisjeve tuaja Galaxy.
Zgjidhni ku të ruani pamje të çastit dhe regjistrime të ekranit
Tani mund tё ndryshoni dosjen ku ruhen pamje tё çastit dhe regjistrime tё ekranit.
Numri Build : P613XXU2BWB7
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2023-03-21
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-02-01
• Qёndrueshmёri dhe besueshmёri
Veprimtaria e pajisjes ёshtё pёrmirёsuar.
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXS2BWA8
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2023-02-24
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-01-01
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXU1BVK6
Versioni i Android : T(Android 13)
Data e daljes : 2022-12-26
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-11-01
Gradim One UI 5 (Android 13)
One UI 5 ju sjell personalizim mё tё fuqishёm dhe e bёn mё tё lehtё qё tё bёni gjёra anembanё pajisjeve tuaja Galaxy.
Dizajn vizual
Ikona dhe ilustrime tё reja tё app-eve
Simbolet e ikonave janё mё tё mёdha pёr njё pamje mё tё spikatur qё ёshtё mё e lehtё pёr t’u parё me tё shpejtё. Gradientё tё lehtё tё sfondit dhe kontrasti i pёrmirёsuar japin njё ndjenjё mё tё freskёt, mё tё natyrshme. Ilustrime tё reja tё ndihmёs janё krijuar pёr t’i dhёnё njё pamje konsekuente tё gjitha app-eve.
Mё i lёmuar sesa kurrё mё parё
Animacione dhe efekte kalimi tё reja e bёjnё kalimin ndёrmjet ekraneve tё ndjehet mё i natyrshёm. Animacione dhe komente tё tjera vizuale shfaqen nё çast kur prekni ekranin, duke i bёrё ndёrveprimet mё intuitive. Shpejtёsia e rrёshqitjes gjithashtu ёshtё pёrmirёsuar pёr t’a bёrё rrёshqitjen tё ndjehet mё tё butё anembanё One UI.
Efekte tё mjegullimit dhe ngjyra tё pёrmirёsuara
Efekte tё mjegullimit tё sfondit nё panelin e shpejtё, Ekranin bazё dhe One UI anembёnё janё pёrmirёsuar me ngjyra tё shndritshme pёr njё pёrvojё mё tё pastёr dhe mё konsekuente. Skema tё thjeshtёzuara tё app-eve ju ndihmojnё tё shmangni shpёrqёndrimet dhe tё pёrqёndroheni nё detyrёn tuaj tё tanishme.
Personalizim
Personalizoni Ekranin e bllokimit tuaj
Thjesht prekni dhe mbani Ekranin e bllokimit pёr tё edituar. Ç’farё mund tё jetё mё e thjeshtё? Personalizoni sfondin, stilin e orёs, cilёsimet e njoftimeve dhe mё shumё me shikimin live, tё gjitha nё njё vend.
Mё shumё zgjidhje tё sfondeve
Cilёsimet e sfondeve janё rikrijuar duke e bёrё mё tё lehtё pёr tё gjetur sfondin e pёrsosur pёr ekranin tuaj Bazё dhe tё Bllokimit. Ka mё shumё imazhe, video, ngjyra dhe filtra qё mund tё zgjidhni sesa kurrё mё parё.
Mё shumё opsione pёr paletёn e ngjyrave tuaja
Ështё mё e lehtё tё gjeni ngjyrat qё janё tё sakta pёr ju. Zgjidhni nga deri nё 16 tema tё ngjyrave bazuar nё sfondin tuaj si dhe tema tё ngjyrave tё paracilёsuara qё janё krijuar pёr t’u dukur shkёlqyeshёm.
Shihni lehtësisht se kush telefonon
Cilësoni një sfond të ndryshëm të telefonatës për secilin kontakt në mënyrë që të shihni lehtësisht se kush ju telefonon me vetëm një vёshtrim tё shpejtё.
Regjimet dhe rutinat
Zgjidhni regjimet bazuar nё veprimtarinё tuaj
Zgjidhni njё regjim bazuar nё atё qё jeni duke bёrё, si stёrvitje, punё ose shlodhje, pastaj zgjidhni atё qё dёshironi tё bёjё telefoni juaj nё çdo situatё. Pёr shembull, ndizni Mos shqetёso kur jeni duke u shlodhur ose dёgjoni muzikё kur jeni duke ngarё makinёn.
Regjimi Ora e gjumit ёshtё tani Regjimi i gjumit
Regjimi i gjumit ju lejon tё automatizoni mё shumё veprime kur ёshtё koha pёr tё fjetur, si ndezja e Regjimi i errët dhe ndryshimi i regjimit tё tingullit.
Mё e lehtё tё zbuloni rutinat e paracaktuara
Njё faqosje e thjeshtёzuar e bёn mё tё lehtё tё gjeni rutina qё janё tё dobishme pёr ju.
Kontrolloni shpejt rutinat nё pёrdorim
Rutinat qё janё tashmё nё pёrdorim shfaqen tani nё pjesёn e sipёrme tё ekranit Rutinat, nё mёnyrё qё tё mund tё kuptoni se ç’farё po ndodh dhe tё bёni ndryshime nёse ёshtё e nevojshme.
Mё shumё veprime dhe kushte pёr rutinat tuaja
Filloni automatikisht rutinat kur pёrdorni regjimin Aeroplan ose Shpërndarësja celulare. Rutinat tani mund tё hapin çifte tё app-eve dhe tё rregullojnё ekuilibrin majtas/djathtas tё tingullit.
Widget-et e Ekranit bazë
Vendosni widget-et nё Ekranin tuaj bazё
Kombinoni disa widget-et tё tё njёjtёs madhёsi nё njё widget tё vetёm pёr tё kursyer hapёsirё nё Ekranin tuaj bazё. Thjesht tёrhiqni njё widget nё njё widget tjetёr pёr tё krijuar njё vendosje, pastaj rrёshqisni pёr tё kaluar ndёrmjet widget-et. Mund tё shtoni mё shumё widget-et nё vendosjen tuaj nё çdo kohё duke tёrhequr dhe lёshuar.
Pajisjet e lidhura
Bëni më shumë me pajisje tuaja të lidhura
Menyja e pajisjeve të lidhura është shtuar tek Cilësimet, duke e bërë më të shpejtë dhe më të lehtë të aksesoni funksionalitetet që punojmë me pajisje të tjera, si Quick Share, Smart View, dhe Samsung DeX.
Fshini njoftimet në TV tuaj
Kur shihni përmbajtje nga tableta juaj në TV tuaj me Smart View, mund të zgjidhni të fshini njoftimet në TV tuaj për të parandaluar të tjerët që të shohin informacionin personal tuaj.
Dëgjoni tingull nga tableta juaj në çdo pajisje Chromecast
Pajisjet e disponueshme Chromecast do të shfaqen kur takoni Dalja për media në panelin e shpejtë në tabletën tuaj. Thjesht takoni pajisjen ku dëshironi të dëgjoni muzikë ose përmbajtje tjetër audio.
Kamera dhe Galeria
Merrni ndihmë me regjimin Pro
Një ikonë e ndihmës do të shfaqet në rregjimet Pro dhe Video Pro. Takoni ikonën për të marrë këshilla dhe udhëzime për përdorimin e lenteve, opsioneve dhe kontrolleve të ndryshme.
Shtoni filigranë në fotografitë tuaja
Shtoni automatikisht një filigranë në secilën fotografi që përmban datën dhe kohën kur u bë një fotografi, emrin e modelit të tabletës tuaj ose informacion tjetër të personalizuar.
Zgjidhni filtra më lehtësisht
Menyja e përzgjedhjes së filtrave është organizuar tek Kamera, Editori foto dhe Editori video. Të gjithë filtrat janë të disponueshëm në një listë, duke e bërë të lehtë të gjeni filtrin e përsosur për foton ose videon tuaj.
Personalizoni albume tek Galeria
Bashkoni albumet që kanë të njëjtin emër dhe krijoni albume që përditësohen automatikisht pёr tё pёrfshirё fotot e njerёzve qё zgjidhni. Albume të përbashkuara tuaja tani do të shfaqen së bashku me albumet tuaja të tjera.
Pamje krejtësisht e re për Historitë
Historitë që krijohen automatikisht në Galerinë tuaj janë rikrijuar me një shikim ndërveprues të imazheve. Thjesht takoni ose rrëshqisni për të kaluar ndërmjet fotografive dhe videove në historinë tuaj.
Editori i fotos dhe videos
Krijoni adezivë nga çdo foto
Krijoni adezivë të ripërdorshëm nga çdo foto në galerinë tuaj. Thjesht zgjidhni pjesën e fotos që dëshironi të përdorni si një adeziv, pastaj rregulloni trashësinë dhe ngjyrën e kontureve.
Më shumë mënyra për të edituar GIF-të
Mund të prini dhe të rregulloni raportin e GIF-të të animuara për t’i bërë në madhësinë e duhur. Gjithashtu mund të përdorni funksionalitetet e njëjta të editimit që janë në dispozicion për imazhe të palëvizshme për të zbukuruar GIF tuaj sido që të dëshironi.
Ruani efektet e regjimit të portretit edhe pas editimit
Efektet e regjimit të portretit tani ruhen edhe pas prerjes ose ndryshimit të filtrave në mënyrë që të mund të rregulloni mjegullimin e sfondit në çfarëdo kohe.
Vizatoni forma të përsosura në foto dhe video
Përdorni mjetin e stilolapsit për të vizatuar një formë si një rreth, trekëndësh, drejtkëndësh ose zemër. Mbani gishtin tuaj në ekran kur përfundoni vizatimin për t’a bërë që të transformohet në çast në vija të drejta dhe kënde të përsosur.
Adezivë të rinj për foto dhe video
60 adezivë të rinj emoji të ngarkuar paraprakisht janë të disponueshëm për zbukurimin e fotove dhe videove tuaja.
Samsung DeX
Shirit i detyrave i përmirësuar në Samsung DeX
Një butoni i kërkimit është shtuar për t’a bërë më të lehtëtë gjeni app-et që dëshironi të përdorni dhe mund të klikoni me të djathtën në disa app-e për të aksesuar shpejt detyra brenda app-it. Gjithashtu mund të personalizoni se cilat butonë dëshironi të shfaqen në shiritin tuaj të detyrave.
Tregues i ri i njoftimeve në DeX
Një pikë e kuqe do të shfaqet në butonin e njoftimeve në shiritin e detyrave tuaja nëse është marrë ndonjë njoftim i ri që herën e fundit që hapët panelin e njoftimeve.
Mini kalendar në DeX
Klikimi i datës në shiritin e detyrave tuaja tani hap një mini kalendar, duke ju lejuar që të kontrolloni shpejt planin tuaj pa hapur app-in e plotë të Kalendarit.
Njoftime
Merrni vetëm njoftimet që lejoni
Kur përdorni një app për herë të parë, do të pyeteni nëse dëshironi të merrni njoftime nga ai. Ndjehuni të lirë t’u thoni jo app-eve që nuk dëshironi t’ju shqetësojnë.
Akses më i lehtë ndaj kontrolleve të njoftimeve të app-it
A është duke ju dhënë një app shumë njoftime? Është më e lehtë se kurrë t’a bllokoni atë me cilësimet e njoftimeve të riorganizuara që vendosin kontrollet e njoftimit të app-it në krye. Gjithashtu mund të shkoni direkt tek cilësimet e njoftimeve të app-it duke përdorur butonin në pjesën e poshtme të panelit të njoftimeve.
Zgjidhni se cilat lloje të njoftimeve mund të dërgojnë app-et
Tani keni kontroll të veçantë mbi atë nëse app-et mund të tregojnë njoftime kërcyese, simbole të ikonave të app-it dhe njoftime në Ekranin e bllokimit. Lejoni të gjitha llojet, disa ose asnjë. Është vendimi juaj.
Faqosje e re për njoftimet
Ikonat e app-eve janë më të mëdha, duke e bërë më të lehtë të shihni se cilat app-e dërguan njoftimin. Rreshtimi i tekstit gjithashtu është përmirësuar për t’i bërë njoftimet më të lehta për t’u lexuar.
Cilësimet
Cilësoni një gjuhë për çdo app
Dëshironi të përdorni disa app-e në një gjuhë dhe app-e të tjerë në një tjetër? Tani mund të zgjidhni se cila gjuhë do të përdoret për secilin app në Cilësimet.
Cilësoni përjashtime për Mos shqetëso
Tani mund të cilësoni kontakte individuale si përjashtime në Mos shqetëso. Telefoni juaj do të tingëllojë kur njerëzit që zgjidhni ju telefonojnë ose dërgojnë mesazhe, edhe kur Mos shqetëso është aktivizuar. Gjithashtu është më e lehtë të cilësoni app-et si përjashtime, në mënyrë që të merrni alarme të njoftimeve prej tyre edhe kur Mos shqetëso është aktivizuar. Thjesht zgjidhni app-et që dëshironi të lejoni nga rrjeta e re.
Opsione të tjera për RAM Plus
RAM Plus tani mund të fiket krejtësisht në Kujdesin për pajisjen nëse nuk ju nevojitet ose nëse nuk dëshironi të përdorni ndonjë hapësirë të ruajtjes.
Optimizim automatik
Kujdesi për pajisjen e mban tabletën tuaj duke u përdorur pa probleme duke kryer automatikisht optimizime në sfond. Për t’a mbajtur tabletën tuaj në gjendjen më të mirë, mund të cilësoni tabletën tuaj që të rindizet automatikisht kur nevojitet.
Siguria dhe privatësia
Kontrolloni statusin e sigurisë së tabletës tuaj me një vështrim
Paneli i drejtimit i ri i Sigurisë tek Cilësimet tregon nëse telefoni juaj ka ndonjë problem të sigurisë dhe ju ndihmon t’i rregulloni shpejt.
Informacion i sigurisë dhe privatësisë për faqe në internet
Do të shfaqet një ikonë në shiritin e adresës në Interneti Samsung për të treguar një status të sigurisë të një faqe në internet. Takoni ikonën për të mësuar se ç’farë informacion mbledh dhe gjurmon faqja në internet.
Regjimi Mirëmbajtje
Mbroni konfidencialitetin tuaj kur dikush tjetër është duke përdorur tabletën tuaj, si kur e dërgoni për riparime.
Mundësi hyrje
Më shumë opsione të mundësisë së hyrjes në panelin e shpejtë
Shkronja me kontrast të lartë dhe Shkëmbimi i ngjyrave mund të shtohen në panelin e shpejtë për mundësi hyrje më të lehtë.
Më shumë ndihmë me zë
Zgjidhni nga lloje të ndryshme të komenteve me zë për të marrë ndihmë duke përdorur tabletën tuaj edhe nëse nuk mund t’a shihni ekranin qartësisht. Mund të bëni që tableta juaj të lexojë futjen me tastierë, në mënyrë që të siguroheni se shtypët shkronjën e saktë dhe të ndizni përshkrimet me audio që shpjegojnë se ç’farë është duke ndodhur në një video (vetëm për videot që mund të përdoren).
Editoni lehtësisht butonin tuaj të Mundësisë së hyrjes
Takoni dhe mbani butonin e Mundësisë së hyrjes për të ndryshuar shpejt funksionalitetet që mund të aksesoni duke përdorur butonin.
Aksione të reja të disponueshme për veprime të Cepit
Nëse jeni duke përdorur një maus ose trackpad, veprime të reja janë të disponueshme ku lëvizni drejtuesin e mausit tek një nga 4 cepat e ekranit. Tani mund të klikoni dhe të mbani, të tërhiqni ose të tërhiqni dhe të lëshoni.
Ndryshime shtesë
Përdorni disa kohëmatës menjëherë
Tani mund të filloni një kohëmatës të ri në app-in Ora edhe nëse një kohëmatës tjetër është ende duke u përdorur.
Emoji-t të ri të disponueshëm për çiftime emoji
Në Tastiera Samsung, më shumë se 80 emoji-t shtesë janë të disponueshme për të krijuar një çiftim emoji. Tani mund të kombinoni emoji-t bazuar në kafshë, ushqim dhe objekte të tjera përveç shprehjeve të fytyrës. Zgjidhni kombinimin e përsosur për të shprehur ndenjat tuaja.
Më shumë kontroll mbi të ftuarit për ngjarjen e kalendarit
Kur shtoni një ngjarje në kalendarin tuaj Google në app-in Kalendari Samsung, mund të zgjidhni nëse të ftuarit lejohen të shohin se kush tjetër është i ftuar në ngjarje dhe gjithashtu të zgjidhni nëse mund të ftojnë njerëz të tjerë.
Shtoni konferenca me video në ngjarjet tuaja
Kur krijoni një ngjarje në kalendarin Google në app-in Kalendari Samsung, mund të konfiguroni një konferencë me video në të njëjtën kohë. Kushdo i ftuar në ngjarjen tuaj do të marrë lidhjen në konferencën me video.
Shtoni adezivë në kalendarin tuaj Google
Shtoni adezivë në ngjarjet e kalendarit Google në app-in e Kalendarit Samsung për t’i bërë të lehta për t’u parë me një vështrim. Adezivët shfaqen në të dy shikimet e kalendarit dhe të rendit të ditës.
Qëndroni në krye të përkujtesave të caktuara për sot
Kategoria e re Sot tregon vetëm përkujtesat e caktuara për sot. Gjithashtu mund të kontrolloni përkujtesat e caktuara për sot në pjesën e sipërme të ekranit kryesor në app-in Përkujtesa.
Tregoni dhe fshini përkujtesat e përfunduara
Mund të tregoni ose fshini përkujtesat e përfunduara në çdo kategori. Tregoni për të parë se c’farë keni bërë tashmë ose fshini për të qëndruar të përqëndruar në gjërat që ende keni nevojë të përfundoni.
Zvarrit dhe lësho të përzgjedhurat ndërmjet dosjeve
Mbani të përzgjedhurat tuaja të Internetit Samsung të organizuara duke i zvarritur dhe lëshuar ato ndërmjet dosjeve.
Kërkim më i fuqishëm në Skedarët e mi
Zgjidhni nëse do të kërkoni të gjithë skedarët ose vetëm skedarët në dosjen e tanishme. Gjithashtu mund të zgjidhni ndërmjet kërkimit vetëm të emrave të skedarëve ose kërkimit të informacionit brenda skedarëve, si teksti në dokumente ose informacioni i vendndodhjes në imazhe. Kur kërkimi juaj ka përfunduar, mund të renditni rezultatet sipas emrit, datas, madhësisë ose llojit të skedarit.
Mirëqënia dixhitale e rikrijuar
Paneli i drejtimit i ri jep hollësi më të qarta të përdorimit dhe e bën më të lehtë të aksesoni funksionalitetet që u nevojiten, si kohëmatësit e app-eve dhe njoftimet e kohës së ekranit.
Merrni ndihmë në një emergjencë
Shtypni shpejt Butonin anësor 5 herë për t’u telefonuar shërbimeve të emergjencës edhe nëse nuk jeni në gjendje të bisedoni.
Shihni emrat e app-eve në panelin anësor të App-eve
Aktivizoni Tregimin e emrave të app-eve për të bërë që emrat e app-eve të shfaqen nën ikonat e app-eve.
Disa app-e do të duhet të përditësohen veç pas përditësimit të One UI 5.
Numri Build : P613XXS1AVJ5
Versioni i Android : S(Android 12)
Data e daljes : 2022-10-25
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-10-01
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : P613XXU1AVJ2
Versioni i Android : S(Android 12)
Data e daljes : 2022-10-15
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-09-01
Përditësim i One UI 4.1.1
Kryerja e shumë detyrave në të njëjtën kohë
Kaloni përmes app-eve shpejt
Një shirit i mjeteve tani shfaqet në pjesën e poshtme të ekranit për kalim më të shpejtë ndërmjet app-eve.
Hapni shpejt app-et në ekranin e ndarë ose një dritare të njoftimit kërcyes
Tërhiqni app-et nga shiriti i mjeteve ose ekrani Së fundi për t’i hapur ato, sido që të jetë me e volitshme për ju. Tërhiqni skajin e sipërm, të poshtëm, majtas ose djathtas të ekranit për t’a hapur në një ekran të ndarë. Tërhiqeni tek qendra e ekranit për t’a hapur në një njoftim kërcyes.
Hapni çiftet e app-eve shpejt
Çiftoni app-et që përdorni më shpesh së bashku, pastaj shtojini ato në Ekranin bazë ose shiritin e mjeteve në mënyrë që të mund t’i hapni në ekranin e ndarë me vetëm një takim të vetëm.
Kaloni lehtësisht nga shikimi i njoftimit kërcyes në ekranin e ndarë
Kur jeni duke përdorur një app në shikimin e njoftimit kërcyes, thjesht takoni butonin e ndarjes së ekranit brenda dorezës së dritares. Do të jeni në gjendje të zgjidhni një app të dytë për t’a hapur përgjatë tij.
Ndryshoni shikimin tuaj me një gjest
Kaloni nga ekrani i plotë në pamjen e ekranit të ndarë duke rrëshqitur për brenda me dy gishta nga ana e majtë, ana e djathtë ose pjesa e poshtme e ekranit. Kaloni nga ekrani i plotë në pamjen e njoftimit kërcyes duke rrëshqitur për brenda me një gisht nga secili cep në pjesën e sipërme të ekranit. Gjestet mund të aktivizohen ose çaktivizohen në Cilësimet.
Shihni emrat e app-eve në panelin anësor të App-eve
Aktivizoni Tregimin e emrave të app-eve për të bërë që emrat e app-eve të shfaqen nën ikonat e app-eve.
Opsione të reja të telefonatës
Shihni lehtësisht se kush telefonon
Cilësoni një sfond të ndryshëm të telefonatës për secilin kontakt në mënyrë që të shihni lehtësisht se ku telefonon me vetëm një shikim.
Telefonata me video me Google Meet
Google Duo është bashkuar me Google Meet. Tani mund të lidheni me telefonata me video 1 me 1 si dhe konferenca në grup me video të gjitha në një vend me Google Meet.
Shprehni vetveten me Tastierën Samsung
Rivendosni butonat e shprehjes
Prekni dhe mbani emoji-t, adezivin dhe butona të tjera për t’i rivendosur ata.
Futni kaomoji direkt nga tastiera
Bëjini më interesante bisedat dhe tekstet tuaj me shprehje të paracilësuara të fytyrës të stilit japonez të krijuara duke përdorur simbole të tastierës. (*^.^*)
Përmirësime më tej
Kërkim më i fuqishëm në Skedarët e mi
Zgjidhni nëse do të kërkoni të gjithë skedarët ose vetëm skedarët në dosjen e tanishme. Gjithashtu mund të zgjidhni ndërmjet kërkimit vetëm të emrave të skedarëve ose kërkimit të informacionit brenda skedarëve, si teksti në dokumente ose informacioni i vendndodhjes në imazhe. Kur kërkimi juaj ka përfunduar, mund të renditni rezultatet sipas emrit, datas, madhësisë ose llojit të skedarit.
Zvarrit dhe lësho të përzgjedhurat ndërmjet dosjeve
Mbani të përzgjedhurat tuaja të Internetit Samsung të organizuara duke i zvarritur dhe lëshuar ato ndërmjet dosjeve.
Redaktoni koleksionin tuaj të sfondit të ekranit të Kyçur
Pas përzgjedhjes së një grupi të imazheve për t’i përdorur për sfondin tuaj të ekranit të Kyçur, mund t’i shtoni ose hiqni lehtësisht imazhet më vonë.
Numri Build : P613XXU1AVG5
Versioni i Android : S(Android 12)
Data e daljes : 2022-08-04
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-07-01
• Qёndrueshmёri dhe besueshmёri
Veprimtaria e pajisjes ёshtё pёrmirёsuar.
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.