Një përditësim programi mund të përfshijë, por nuk kufizohet me
Për të marrë maksimumin nga pajisja, lutemi mbaje pajisjen të përditësuar dhe kontrollo rregullisht për përditësime të softuerit.
Galaxy Watch4 Classic (SM-R890)
Numri Build : R890XXU1IYCD
Versioni i Android : U(AndroidWear 6)
Data e daljes : 2025-05-22
Niveli i patch-it të sigurisë : 2025-03-01
• Qёndrueshmёri dhe besueshmёri
Stabiliteti është përmirësuar.
• Siguria
Pajisja ёshtё e mbrojtur me siguri tё pёrmirёsuar.
Numri Build : R890XXU1IXK1
Versioni i Android : U(AndroidWear 6)
Data e daljes : 2024-12-11
Niveli i patch-it të sigurisë : 2024-10-01
Pёrditёsimi i One UI 6 Watch
Njё pamje e re pёr orёn tuaj
Zbuloni fushat e orёs tё reja
Shprehni stilin tuaj individual me kёto fusha tё orёs premium tё reja. Numër hapësinor ofron njё orё analoge mbi shifra tё mёdha tё spikatura. Dixhital i thjeshtë ёshtё pёr njerёz qё preferojnё njё dizajno minimaliste. Paneli informativ ultra ju lejon tё kontrolloni shpejt informacionin e stёrvitjes tuaj. Mund t’i gjeni kёto fusha tё orёs nё seksionin e fushave tё orёs me veçori të reja tё app-it Galaxy Wearable. Gjithashtu mund tё shfletoni pёrmes fushave tё orёs sipas termit kyç, pёrfshirё ngjyrat, stilet dhe ndёrlikimet.
Pёrmirёsime vizuale tё One UI
Elementёt e orёs si butonat dhe kalimet janё ridizajnuar pёr konsistencё mё tё madhe me elementёt pёrbёrёs tё One UI nё telefonin tuaj Galaxy. Gjithashtu merrni njё stil tё ri tё shkronjave tё paracaktuar me njё ndjenjё mё elegante dhe moderne. Do t’a shihni stilin e ri tё shkronjave nёse stili i ri i shkronjave i paracaktuar zgjidhet te Cilёsimet. Nёse jeni duke pёrdorur njё still tё shkronjave tё ndryshёm, ende do t’a shihni atё stil tё ri pas gradimit nё One UI 6 Watch.
Grafikё tё pёrmirёsuar tё pllakave
Ekrani fillestar i secilёs pllakё ёshtё ridizajnuar me elementё vizivё tё mahnitshёm dhe njё ndjenjё mё konsistente.
Bёhuni mё tё shёndetshёm
Mbikqyrni nivelet tuaja tё energjisё me Galaxy AI
Rezultati i energjisё i ri i fuqizuar nga AI i Samsung Health tregon gjendjen tuaj fizike dhe mendore bazuar nё gjumin dhe veprimtarinё tuaj fizike. Nёse rezultati juaj i energjisё ёshtё i ulёt, mund tё jetё mё mirё tё pushoni. Nёse rezultati juaj i energjisё ёshtё i lartё, mund tё koha tё vendosni njё rekord personal nё stёrvitjen tuaj tё preferuar. Galaxy AI ofron komente dhe motivim tё personalizuar qё tё vazhdoni nё drejtimin e duhur.
Merrni analizё mё tё hollёsishme tё gjumit
Komente tё reja pёr gjumin ju japin analizё mё tё hollёsishme dhe tё saktё tё cilёsisё sё gjumit tuaj. Raporti i pёrgjithshёm i gjumit tuaj tani pёrfshin rrahjet e zemrës, nivelin e frymёmarrjes tuaj dhe sasinё e kohёs qё ju duhet pёr tё rёnё nё gjumё pasi shtriheni. Mbajeni orёn tuaj gjatё natёs pёr tё marё informacionin e ri tё gjumit.
Bёni regjimet tuaja tё stёrvitjes
Kombinoni njё seri tё ushtrimeve tё ndryshme bashkё pёr njё regjim tё personalizuar tё stёrvitjes. Mund tё cilёsoni synime pёr grupet, pёrsёritjet, kohёn dhe mё tej. Pasi filloni regjimin tuaj, ora juaj mund tё kalojё automatikisht tek ushtrimi tjetёr kur pёrmbushni synimin tuaj. Nё mёnyrё opsionale mund tё shtoni pushime ndёrmjet ushtrimeve. Kur regjimi juaj pёrfundon, mund tё shihni rezultatet tuaja pёr tё gjithё regjimin tё gjitha nё njё vend.
Komandoni orёn tuaj si profesionist
Bёni mё shumё me njё dy-pickim
Merrni veprim tё shpejtё pa prekur ekranin duke pickuar me gishtin tuaj tё madh dhe tregues sё bashku dy herё. Mund t’u pёrgjigjeni telefonatave, tё fikni zile, tё kaloni pёrmes njoftimeve, tё komandoni muzikёn, tё bёni fotografi dhe mё shumё me vetёm njё dorё. Kur hapёsira ёshtё e disponueshme, njё imazh i vogёl i gishtit do tё shfaqet te butonat qё mund tё komandohen me njё dy-pickim.
Kaloni pёrmes njoftimeve dhe pllakave shpejt
Rrёshqitni shpejt majtas ose djathtas nё ekran nga fusha e orёs pёr tё kaluar pёrmes shumё njoftimeve ose pllakave menjёherё. Shpejtёsia e rrёshqitjes tuaj pёrcakton sesa njoftime ose pllaka do tё kaloni pёrmes tyre.
Shihni veprimtaritё qё po kryhen tё gjitha menjёherё
Takoni fundin e fushёs sё orёs tuaj pёr tё parё njё listё tё veprimtarive qё po kryhen si telefonata, stёrvitje ose muzika qё po dёgjohet. Takoni njё element nё listё pёr tё kaluar lehtёsisht ndёrmjet tyre.
Pёrdorim i leverdisshёm me njё dorё me Gjestet universale
Gjestet universale tani e bёjnё edhe mё tё lehtё tё pёrdorni orёn tuaj pa prekur ekranin. Njё gjest i ri ju lejon tё ktheheni lehtёsisht te ekrani i mёparshёm dhe kur keni njё telefonatё qё vjen ose njё zile qё bie, mund tё pёrdorni gjestet universale menjёherё pa ndonjё veprim shtesё.
Qёndroni tё lidhur nga kyçi i dorёs tuaj
Pёrgjigje mё tё zgjuara me AI
Pёrgjigjuni mesazheve shpejt me pёrgjigje tё krijuara nga AI tё personalizuara ndaj mesazhit qё morёt. Pёrgjigjet e sugjeruara do tё shfaqen kur shikoni njё njoftim tё mesazhit. Pёrgjigjet krijohen nё telefonin tuaj kёshtu qё mesazhet tuaja mbeten private. Punon me telefona qё pёrdorin One UI 6.1.1 ose mё tё lartё qё lejon pёrdorimin e pёrgjigjeve tё sugjeruara nga AI.
Pёrgjigjuni shpejt me emoji tuaja tё preferuara
Mund tё cilёsoni emoji qё pёrdorni mё shpesh si tё preferuara nё mёnyrё qё tё jenё gjithnjё tё disponueshme pёr t’u dёrguar si njё pёrgjigje e shpejtё.
Personalizoni orёntuaj
Shfaqni informacionin e motit qё ёshtё i rёndёsishёm pёr ju
Tani mund tё modifikoni pllakёn e motit tuaj pёr tё treguar informacionin e motit qё ju intereson mё shumё. Zgjidhni nga njё parashikim tё pёrditёshёm, parashikimin çdo orё, rreshjet e shiut, orёn e lindjes dhe tё perёndimit tё diellit, komente pёr motin dhe mё tej.
Tregoni 2 orё tё botёs nё tё njёjtёn kohё
Personalizoni pllakёn tuaj tё orёs sё botёs pёr tё treguar orёt nё 2 qytete tё ndryshme menjёherё nё mёnyrё qё tё mund tё kontrolloni shpejt ndryshimin e orёs.
Kontrolloni njoftimet pa hapur telefonin tuaj
Zgjidhni se cilat app-e tё orёs lejohen t’ju dёrgojnё njoftime direkt te ora juaj pa hapur app-in Galaxy Wearable nё telefonin tuaj.
Automatizoni orёn tuaj me regjime
Regjimet qё cilёsoni nё telefonin tuaj, si Regjimi gjumё, Regjimi i stёrvitjes or Regjimi teatёr, tani mund tё komandojnё automatikisht mё shumё nga cilёsimet e orёs tuaj bazuar nё atё qё jeni duke bёrё ose ku jeni. Pёrveç Fushave tё orёs dhe Mos shqetёso, regjimet tani mund tё komandojnё gjithashtu Always On Display, Ngrije kyçin për zgjim, Prek ekranin për zgjim, Prek unazёn pёr zgjim, Regjimi tingull dhe Sinjale tё shkёputjes. Punon me telefona qё pёrdorin One UI 6.1.1 ose mё tё ri.
Edhe mё shumё pёrmirёsime
Menaxhoni ngjarje tё kalendarit direkt nga ora juaj
Mund tё shtoni ose tё modifikoni ngjarje shpejt direkt nga kyçi juaj pa nevojёn pёr tё pёrdorur telefonin tuaj. Pamja javore e kalendarit gjithashtu ёshtё pёrditёsuar pёr t’ju treguar sesa ngjarje keni nё çdo ditё.
Bёni qё bateria juaj tё zgjasё mё shumё
Kur Kursimi i energjisё ёshtё aktivizuar, gjithashtu mund tё zgjidhni tё kufizoni funksionalitete tё shёndetit si piasja auto e stёrvitjeve dhe matjet nё sfond tё rrahjeve tё zemrёs pёr tё bёrё qё bateria juaj tё zgjasё edhe mё shumё se mё parё.
Ndizni automatikisht orёn tuaj ndёrsa e karikoni
Pёrdorni orёn tuaj menjёherё pa nevojёn pёr tё ndezur orёn kur karikimi pёrfundon. Pёr tё pёrdorur kёtё funksionalitet, Ndezja auto duhet tё jetё aktivizuar te Cilёsimet.
Lidhuni automatikisht me pajisjet audio me Bluetooth
Kur filloni tё dёgjoni muzikё nё orёn tuaj, kufjet ose altoparlanti juaj me Bluetooth do tё lidhet automatikisht pёr dёgjimin nёse ёshtё çiftuar me orёn ose telefonin tuaj. Nёse nuk ka nё dispozicion asnjё pajisje auto me Bluetooth tё çiftuara, muzika do tё dёgjohet pёrmes altoparlantit tё orёs tuaj nёse app-i juaj i muzikёs lejon pёrdorimin.
Numri Build : R890XXU1HXB7
Versioni i Android : T(AndroidWear 5)
Data e daljes : 2024-03-21
Niveli i patch-it të sigurisë : 2024-03-01
• Workout Tracker Mbështetja
Duke lidhur Galaxy Watch me televizorin Samsung, mund të shikoni të dhënat e stërvitjes nga ora e dorës në ekranin e televizorit.
※ Produktet e mbështetura dhe kërkesat e lidhjes
. Mbështet televizorin/monitorin “Smart”/projektorin/produkte stili jetese nga Samsung që janë qarkulluar rishtazi nga viti 2024. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në varësi të politikës së Samsung.
. Kjo mbështetet me kusht që e njëjta Samsung account të jetë e regjistruar si në TV Samsung ashtu edhe në Galaxy Watch.
. Për informacion të mëtejshëm, vizitoni faqen kryesore të Samsung Daily+ për produkte televizori të qarkulluara në 2024.
• Qёndrueshmёri dhe besueshmёri
Stabiliteti është përmirësuar.
Numri Build : R890XXU1HWL1
Versioni i Android : T(AndroidWear 5)
Data e daljes : 2023-12-26
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-12-01
• Qёndrueshmёri dhe besueshmёri
Stabiliteti është përmirësuar.
Numri Build : R890XXU1HWH3
Versioni i Android : T(AndroidWear 5)
Data e daljes : 2023-09-11
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-07-01
Përditësimi i One UI 5 Watch
Fushat e orës dhe pllakat
• Shtoni fusha të orës dhe pllaka më lehtësisht
Një vendosje vertikale e bën më të lehtë të gjeni fushat e orës dhe pllakat që janë të përshtatshme për ju.
• Verifiko nivelin e baterisë në të gjitha pajisjet e tua
Pllaka e re Bateria ju lejon të kontrolloni shpejt nivelin e baterisë të orës, telefonit dhe Galaxy Buds tuaj.
• Pllakë e përmirësuar e Kontrolluesit minikufje
Tani mund të ndizni dhe fikni audio 360 nga Kontrolluesi minikufje nëse Buds tuaj lejojnë përdorimin e audio 360.
• Akses i shpejtë te kohëmatësit
Mund të filloni kohëmatës nga pllaka e re Kohëmatësi pa hapur app-in Kohëmatësi.
• Cilësoni një album ose historinë si fusha e orës tuaj
Në vend të vetëm një fotografie, tani mund të bëni që fusha e orës tuaj të ndryshojë mes fotografive në një album ose histori që zgjidhni. Fusha e orës tuaj do të ndryshojë në një fotografi të ndryshme sa herë që ndizni ekranin e orës.
Samsung Health
• Trajnimi i gjumit i përmirësuar
Një ekran i rezultateve i rikrijuar e bën më të lehtë të kuptoni sesa mirë fjetët çdo natë dhe tani mund të kontrolloni zakonet dhe rekomandimet tuaja direkt në orën tuaj pa u dashur që të merrni telefonin tuaj.
• Regjistroni automatikisht stërvitjet e çiklizmit
Samsung Health tani mund të zbulojë se kur filloni çiklizmin dhe të regjistrojë stërvitjen tuaj automatikisht. Gjithashtu mund ta cilësoni që të bëjë automatikisht një hartë të rutinave tuaja të çiklizmit.
• Merrni udhëzime për rrahjet e zemrës gjatë stërvitjeve të vrapimit
Ora juaj mund të japë zona të rrahjeve të zemrës të personalizuara ndërsa vraponi për t’ju ndihmuar që të menaxhoni intensitetin e ushtrimeve tuaja.
• Rezultate më të sakta për vrapime në pistë
Nëse filloni të vraponi në një pistë të rregullt 400 metra, ora juaj mund të njohë në cilën korsi jeni duke vrapuar për t’ju dhënë rezultate më të sakta për xhiro dhe largësi.
• Krijoni ushtrimet tuaja
Nuk mund të gjeni ushtrimet tuaja në listën e opsioneve? Tani mund të krijoni ushtrimet tuaja të personalizuara që matin largësinë, shpejtësinë, rrugën tuaj dhe më shumë.
Rezervo dhe restauro
• Mbani të dhënat e orës tuaj të sigurta
Skedarët dhe të dhënat nga ora juaj arkivohen rregullisht në telefonin tuaj kur lidhet me orën tuaj. Gjithashtu mund t’i ruani arkivimet në Samsung Cloud. Telefonit tuaj i nevojitet versioni më i fundit i app-it Smart Switch për të përdorur këtë funksionalitet.
• Transferoni orën tuaj në një telefon të ri
Është më e lehtë se kurrë të kaloni nga një telefon te një tjetër. Ende do të keni fushat e orës dhe app-et tuaja pas transferimit.
Kontrollo telefonin
• Më shumë kontrolle të telefonatës
Tani keni më shumë kontroll mbi telefonata pa prekur telefonin tuaj. Mund të rregulloni volumin e telefonatës, të fikni tingullin dhe të shtypni butonat në tastierën numerike, të gjitha nga ora juaj.
• Bëni fotografi nga ora juaj
Sa herë që kamera është aktivizuar në Regjimin Flex ose Regjimin Tent në Galaxy Z Flip5 ose Fold5 tuaj, një imazh i vogël i kamerës do të shfaqet në pjesën e poshtme të fushës së orës tuaj. Trokitni imazhin e vogël për të aksesuar shpejt kontrollet e kamerës në orën tuaj.
Ndryshime shtesë
• Diktoni tekst me Butonin Bazë
Thjesht shtypni dhe mbani Butonin Bazë në çdo kohë që jeni duke futur tekst me Tastierën Samsung për të kaluar në çast te futja me zanore.
• Lejoni që Bixby të lexojë njoftimet tuaja
Bixby mund të lexojë njoftimet tuaja me zë nëse i keni lidhur kufjet tuaja me orën tuaj. Pastaj mund t’i thoni Bixby çfarë të bëjë ka përfunduar leximin e njoftimit. Për të përdorur këtë funksionalitet, Bixby duhet të cilësohet si voice assistant i paracaktuar për orën tuaj.
• Përdorni kohëmatës të shumtë në të njëjtën kohë
Tani mund të keni deri në 20 kohëmatës që veprojnë në të njëjtën kohë për t’ju ndihmuar që të ndiqni të gjitha detyrat tuaja.
• Bashkëndani informacionin tuaj mjekësor në një rast urgjent
Një buton për të aksesuar informacionin tuaj mjekësor do të shfaqet automatikisht kur zbulohet një rënie e rëndë ose kur shtypni Butonin Bazë 5 herë për të filluar funksionalitetin SOS të Urgjencës.
• Kujdesi për pajisjen
Kontrolloni gjendjen e baterisë, magazinimit dhe memories së orës tuaj dhe menjëherë rregulloni të gjitha problemet për të zgjatur jetën e baterisë dhe për ta mbajtur orën tuaj në punë pa probleme.
• Kontrolloni orën tuaj pa e prekur
Gjestet universale ju lejojnë të kontrolloni orën tuaj pa prekur ekranin ose pa shtypur një buton. Mund t’u bashkëlidhni veprime të ndryshme gjesteve, si tundja e kyçit tuaj, bërja e dorës grusht ose takimi i gishtërinjve tuaj.
• Organizoni app-et në dosje
Krijoni dosje për të organizuar app-et tuaja në mënyrë që të mund t’i gjeni app-et që ju nevojiten shpejt me më pak rrëshqitje.
• Mbajeni orën tuaj të sigurtë
Nëse cilësuat një PIN ose model në orën tuaj, do të duhet të futni PIN-in ose modelin përpara sesa të mund të cilësoni orën tuaj pas një ricilësimi të fabrikës. Kjo parandalon që ora juaj të mund të përdoret nga dikush tjetër nëse ka humbur ose është vjedhur.
Disa app-e do të duhet të përditësohen veçmas pasi ora juaj është graduar.
Numri Build : R890XXU1GWD6
Versioni i Android : R(AndroidWear 4)
Data e daljes : 2023-04-28
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-04-01
• Samsung Health
Programi do tё pёrditёsohet nё versionin mё tё fundit.
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Stabiliteti është përmirësuar.
Numri Build : R890XXU1GWB1
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2023-02-13
Niveli i patch-it të sigurisë : 2023-01-01
• Ështё shtuar funksionaliteti i ri Kontrolluesi i Kamerës
Komandoni nga larg zmadhimin e kamerёs sё telefonit tuaj duke pickuar ose duke larguar gishtёrinjtё tuaj nё ekran ose duke rrotulluar kornizёn.
※ Ky funksionalitet mund tё pёrdoret vetёm nё modelet kryesorё tё hedhura nё treg pas Samsung Galaxy S20 dhe Z Flip me One UI 5,1 ose mё tё ri.
• Samsung Members
Njё opsion i ri “Diagnostika e pajisjes sё lidhur” ёshtё shtuar pёr tё kontrolluar funksionimin e duhur tё statusit tё baterisё sё Galaxy Watch, funksionin e ekranit me prekje, etj. nё telefonin e lidhur.
※ Ju lutemi azhornoni app-in Samsung Members dhe Galaxy Wearable nё versionet mё tё fundit pёr tё pёrdorur funksionalitetin 'Diagnostika e pajisjes së lidhur'.
• Qёndrueshmёri dhe besueshmёri
Stabiliteti është përmirësuar.
Numri Build : R890XXU1GVK7
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2022-12-13
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-11-01
• Fusha e orës
Fusha e orës Top me dizajn të re është shtuar.
• Qёndrueshmёri dhe besueshmёri
Kodet e stabilizimit zbatohen për të përmirësuar njoftimet dhe përdorimin e pajisjes.
Numri Build : R890XXU1GVK4
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2022-11-14
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-11-01
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Një kod i stabilizimit lidhur me përdorimin e energjisë është zbatuar.
※ Meqënse mund të ndodhin gabime gjatë përditësimit, ju lutemi arkivoni të gjitha të dhënat e rëndësishme përpara sesa të vazhdoni.
* Si tё arkivoni : Galaxy Wearable - Cilësimet e orës - Llogaria dhe rezervimi - Rezervo të dhënat
Numri Build : R890XXU1GVI3
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2022-10-12
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-08-01
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Kodet e stabilizimit për punën e orës janë aplikuar.
Numri Build : R890XXU1GVH2
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2022-09-06
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-08-01
• Fusha e orës
Gëzojuni fushave të orës të reja dhe të përmirësuara me stil të pasur dhe opsione të personalizueshme.
- 6 fusha të reja të orave
(Guralecë, Kopsht me lule, Info Board, Pro analog, Shifra kinetike, Numër me gradient)
- Janё shtuar opsione mё tё personalizueshme pёr fushat e orёs ekzistuese
(Fusha e orës, Indekse, Personazhi, Ngjyra, Ndërlikimi, Lloji i orës)
- Janë shtuar ndërlikme të reja.
• Ekrani bazës i Orës
- Shtoni fusha të orave si e preferuara juaj, bëni gjetjen dhe ndyrshimin e fushës së orës më të lehtë.
- Eksploroni listën e fushave të orës për të shtuar fushën e orës si e preferuara juaj, përfshirë fusha të reja të orave.
• Kontrolluesi i Kamerës
Do tё shtohet njё funksionalitet qё ju lejon tё kaloni ndёrmjet regjistrimit tё fotografive dhe videove.
※ Lejohen tё pёrdoren vetёm modele kryesore tё Samsung pas Galaxy S9 dhe Note9 me OneUI 4.1.1 ose mё tё rinj.
• Futni shkronja dhe simbole
- Mund të futni shkronja dhe simbole duke përdorur tastierën QWERTY dhe gjeste. (Disa gjuhë nuk mund të përdoren)
- Mund të kaloni ndërmjet regjimeve të ndryshëm të futjes (tastierë, futje zanore dhe të shkruarit me dorë) gjatë futjes së tekstit
• Njoftimet
Lejohet përdorimi i rishikimit të animacionit GIF i njoftimeve të mesazheve Samsung.
• Telefon, Kontakte
Kur Ora është e lidhur me telefonin SIM të dyfishtë,
- Ikona SIM e përdorur në telefon shfaqet njësoj në orë.
- Nëse nuk ka asnjë SIM të preferuar të cilësuar në telefon, mund të zgjedhë SIM për të bërë një telefonatë në orë.
- Lejon përdorimin e bërjes së telefonatave përmes SIM-eve të tjera në orë edhe nëse ka një SIM të preferuar të cilësuar në telefon.
• Mesazhet
- Fusha e futjes sigurohet në rreshtat e mesazhit.
- Përmes fushës së futjes, lejohet përdorimi i regjimit të futjes të përdorur së fundmi.
- Mesazhet e hartuara mbahen në fushën e futjes.
• Alarmi
Janë shtuar funksionalitete të cilësimeve të “Datës, emrit të alarmit, përsëritjes”.
• Regjistrime zanore
Skedarët e regjistruar në Orë ruhen shpejt në telefonin e lidhur.
• Cilësimet
- Lejohet përdorimi i madhësive më të mëdha për madhësinë e shkronjave.
• Aksesibiliteti
- Lejohet përdorimi i funksionaliteteve shtesë ndihmëse për “përmirësmin e gjetshmërisë”.
- U shtua një funksionalitet i komandimit “Balanca majtas dhe djathtas” për “ndihma për dëgjimin”.
- U shtua një funksionalitet i cilësimeve “Vonesa për prek dhe mbaj” për të ndihmuar “Ndërveprimi & shkathtësia”.
• Bixby
Lejohet përdorimi i funksionalitetit “Komandat e shpejta”, që bashkon dhe kryhen shumë veprime me një komandë.
Numri Build : R890XXU1FVD4
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2022-05-19
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-05-01
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Kodet e stabilizimit për punën e orës janë aplikuar.
Numri Build : R890XXU1FVC8
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2022-04-13
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-03-01
• Funksion i përforcuar Samsung Health
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Numri Build : R890XXU1EVB4
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2022-03-02
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-01-01
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Numri Build : R890XXU1EVA8
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2022-02-09
Niveli i patch-it të sigurisë : 2022-01-01
• Përditësimi i fushës së orës me letrën e murit live me letrën e murit të Galaxy S22.
• Janë shtuar fusha të reja të orës për t'u përshtatur me grupet e reja.
• Janë shtuar më shumë opsione personalizimi, të tilla si ngjyrat dhe fontet e orës, në fushat ekzistuese të orës.
• Jep informacion mbi humbjen dhe marrjen e lagështisë së kërkuar pas ushtrimeve të vrapimit në natyrë për ekuilibrin e trupit dhe efikasitetin e ushtrimeve.
• Mbështet trajnimin interval për ushtrime vrapimi dhe çiklizmi. Bëni një plan më sistematik ushtrimesh me Galaxy Watch!
• Kur të përfundoni ushtrimet, Ora mat rikuperimin e rrahjeve të zemrës.
Kontrolloni në Galaxy Watch nëse rrahjet tuaja të zemrës janë rikuperuar siç duhet gjatë pushimit tuaj.
• Tani mund të shihni ngarkesën tuaj të personalizuar të punës gjatë vrapimit. Kontrolloni dhe rregulloni ngarkesën tuaj të punës në kohë reale (Ky tregues tregon % të vlerës së VO2 Max).
• Tani mund të shihni rrahjet e zemrës dhe kaloritë e matura në Orë në ekranin e telefonit tuaj. Përdoreni këtë për çiklizëm të sigurt.
• Tani mund të vendosni qëllime personale për analizën e përbërjes së trupit tuaj.
Vendosni qëllimet tuaja personale dhe merrni këshilla dhe distinktivë për t'i arritur ato.
• Jep 8 lloje trajnimesh të personalizuara të gjumit bazuar në të dhënat e gjumit të matura nga Ora.
• Krijoni zakone më të mira gjumi me 4-5 javë trajnim që të përputhen me zakonet tuaja të gjumit!
※ I synuar vetëm për qëllime të përgjithshme të mirëqenies. Jep udhëzime për gjumin vetëm për referencën tuaj personale. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin ose trajtimin e ndonjë gjendjeje mjekësore ose çrregullimi të gjumit. Konsultohuni me një profesionist mjekësor për këshilla.
• Kur zbulon se përdoruesi është në gjumë, SmartThings mund të vendosë veprime për pajisjet inteligjente për të krijuar një mjedis të mirë gjumi.
• Jep programe të formës fizike me Orën në skedën Galaxy.
Informacioni i ushtrimeve (Rrahjet e zemrës/konsumi i kalorive) i matur nga Ora jepet në ekranin e skedës Galaxy në kohë reale.
• Janë shtuar cilësimet e orientimit për të lejuar mbajtjen e orës në drejtimin e dëshiruar në kyçin e dëshiruar. Ju mund të ndryshoni lirisht drejtimin e përdorimit të Orës tuaj përmes Orës dhe aplikacionit Galaxy Wearable.
• Jep një shumëllojshmëri më të gjerë komandash zanore të Bixby.
Komanda zanore Bixby mund të lexojë njoftimet, të përgjigjet dhe të komandojë volumin e komandave të mediave.
• Nëse lidhni telefonin me Orën për herë të parë, aplikacionet që përdorni shpesh në telefonin tuaj aktual dhe pajisje të tjera Android instalohen automatikisht në Orën tuaj (Vetëm nëse aplikacioni i zgjedhur ekziston në Orë).
※ Lista e aplikacioneve të përdorura shpesh ofrohet bazuar në listën e aplikacioneve të instaluar me llogarinë Google të përdoruesit.
• Njihuni më lehtë dhe më shpejt me aplikacionet e ndryshme të njohura në Play Store në aplikacionin Galaxy Wearable.
Numri Build : R890XXU1DUK1
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2021-11-18
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-11-01
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Numri Build : R890XXU1DUJA
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2021-10-28
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-11-01
• Fushat e orëve
- Mbështet 4 lloje fushash ore të reja.
- Together, Emoji AR, Fusha e orës Bitmoji: Është përmirësuar dobia.
- Fusha e orës së Fotot e mia: Mbështet skedarët GIF.
- Kafshë, Fusha e orës me karakter të lezetshëm: Është përmirësuar funksionaliteti i personalizimit.
- Mbështet kopjimin dhe rikthimin e rendit të Fushave të orës dhe të cilësimeve të ndryshuara të Fushave të orës të ngarkuara paraprakisht.
• Samsung Health
- Është shtuar një algoritëm i përmirësuar saktësie të matjes së rrahjeve të zemrës.
- Është shtuar opsioni i ndjeshmërisë në funksionalitetin Pikasja e rrëzimit.
• Gjest
- Është shtuar një gjest i ri që ju lejon të ekzekutoni programe dhe funksionalitete menjëherë.
• Thirrje
- Lejon përdorimin e statusit heshto (Ikona, statusi Heshto/Çheshto) ndërsa jeni duke folur në telefon.
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Numri Build : R890XXU1CUJ2
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2021-10-18
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-08-01
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Numri Build : R890XXU1BUI5
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2021-09-22
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-08-01
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit
Numri Build : R890XXU1BUH9
Versioni i Android : R(AndroidWear 11)
Data e daljes : 2021-08-26
Niveli i patch-it të sigurisë : 2021-08-01
• Është përmirësuar qëndrueshmëria dhe besueshmëria e sistemit